vgll

Këto shenja po tregojnë vendin ku familja Dubova nga fshati Lajthishtë e Obliqit, po pret miq për kryeshnosh.

Kjo familje mbeti pa djalin e vetëm të tyre, Flamurin, i cili la pas vetes 5 motra, pasi u qëllua me armë zjarri nga shoku i tij, 16 vjeçar.

E një orë para ceremonisë së varrimit, në varreza filluan të vijnë të afërmit e familjes.

Ndërsa, fjalën e dhënë kjo familje e qojë deri në fund.

Pas pajtimit mes Dubovasve dhe Terbunjasve, vazhdoi ceremonia e varrimit me të gjitha ritet fetare në prezencë të të dyja familjeve.

E në fund të saj, familjarët dolën që t’i presin të pranishmit për ngushëllime, rendi i të cilëve ishte mjaft i gjatë.

Pavarësisht pajtimit të dy familjeve, policia në Obiliq, ka arrestuar dy persona të përfshirë në këtë rast. I pari për vrasje e i dyti për armëmbajtje pa leje. Hetimet për vrasjen e Flamur Dubovës, po i vazhdon departamenti për krime të rënda, në Prishtinë.

SHPËRNDAJE