bottPublicisti dhe ish ushtari i bataljonit “Atlantiku”, Uk Lushi, ka vlerësuar se presidenti Hashim Thaçi, është figura kryesore, e cila “detyron” Amerikën të ndërhyjë vrazhdësisht në çështje të Kosovës dhe të duket si forcë patronizuese.

Më poshtë e gjeni të plotë shënimin e tij:

Është Hashim Thaçi dhe vetëm Hashim Thaçi ai që e detyron Amerikën të ndërhyjë vrazhdësisht në çështje të Kosovës dhe të duket si forcë patronizuese.

Vizita e nënsekretares Nuland sot, në një të diele, është shembulli më i ri. Hashim Thaçi me taktikat e tij krijon situata problematike të cilat i polarizojnë shqiptarët, shet dhe blen pozita shtetërore duke bërë ato kurthe për shantazh për secilin që bie në rrjetin e tij prej merimange për situatat që i krijon dhe kur situata shndërrohet në krizë ai lan duart si një Ponc Pilat duke thënë unë do të bëj çfarë të thoni ju miq amerikanë. Nuk mund të jesh lider e të mos mund merresh vesh me njerëzit e tu, por gjithmonë të involvosh miqtë në çdo çështje tënden.

Hashim Thaçi, mos mendo që amerikanët nuk i kuptojnë dënglat tua dhe në rastin e parë, kur ta shohin se populli i Kosovës do të nis çlirimin nga kthetrat e sistemit tënd të fuqishëm korruptivo-shantazhues, nuk do të të hedhin nën autobus!/Bota sot

SHPËRNDAJE