Ushtria amerikane krijon Chevrolet që nuk bën zhurmë e nuk nxehet (Video)

Ushtria amerikane dhe General Motors kanë krijuar Chevrolet-in ZH2, xhip ushtarak që punon me hidrogjen. Ky është kamioni që kthen lëndën djegëse në ujë. Ky xhip nuk e djeg hidrogjenin. Por, në vend të kësaj e pompon atë dhe e kthen në…

Ushtria amerikane dhe General Motors kanë krijuar Chevrolet-in ZH2, xhip ushtarak që punon me hidrogjen. Ky është kamioni që kthen lëndën djegëse në ujë.


Ky xhip nuk e djeg hidrogjenin. Por, në vend të kësaj e pompon atë dhe e kthen në karburant, ku kombinohet me oksigjen. Kjo e krijon ujin, përderisa në të njëjtën kohë liron avullin e energjisë elektrike për t’i dhënë fuqinë mjetit.

l722pvfkedfcnnu0-fill640x320x

Xhipi ushtarak është shumë i qetë, por jo krejtësisht i pa zë. Kur fillon bën një zhurmë të shpejtë duke liruar ajrin që ka pasur brenda. Kur është në lëvizje liron pak zhurmë nga motori. Mirëpo, nëse krahasohet me kamionët me naftë, atëherë është pothuajse krejt i qetë

Pasiqë xhipi nuk djeg karburant, nuk krijon shumë nxehtësi që mund të kapej nga kamerat e natës, që e kanë të instaluar edhe pajisjen që zbulon të nxehtin.

SHPËRNDAJE