Ish-kryeministri dhe lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës z. Ramush Haradinaj ne bisede me gazetarin e agjencise së lajmeve “Presheva Jonë” ne Strasborug të Francës: Nëse do te jemi ne krye te qeverise, jave te ardhshme, pa dyshim se do ta vizitoj edhe Preshevën!..

 

Ish-kryeministri dhe kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës z. Ramush Haradinaj edhe pse i izoluar nga qarqet franko-serbe ai nuk ka harruar shqiptaret jasht shtetit ame te Kosovës. Haradinaj në një intervistë për “Presheva Jonë” ka folur pos situatës ne Kosovë edhe ate në Kosovën Lindore, sipas te cilit “cdo pellembë te atyre viseve shqiptare i njoh besa edhe i kam ecur në cizme”

 

Haradinaj: Nese Serbia, nesë ka ndermend të jetë anetare e BE-së,  Beogradi duhet te heq dore nga politikat diskriminuese, sepse rruga e saj për në Bruksel kalon përmes Preshevës!   

Haradinaj fillimisht duke folur edhe për situatën në Luginën e Preshevës ka thënë se situata atje është mjaft e rënduar dhe e padurueshme, cka komuniteti nderkombëtar nuk duhet të lejuar të luaj Serbia me nje popull te tere ne Medvegje, Bujanoc dhe Preshevë sikur dje me Kosovën.

“Nëse ka mbet dikush që e vuan direkt mesjetën e Ballkanit, janë shqiptarët në Preshevë, urrejtja taman e tipit mesjetarë që ka buru prej Beogradit vazhdon me u shfry mbi shqiptarët e Preshevës. Nese Serbia ka ndermend te jete anetare e BE-së,  Beogradi duhet te heq dore nga politikat disktminuese, sepse rruga e saj për ne Bruksel kalon përmes Preshevës. Vec kesaj ky diskrminim sitematik, duhet të vret në ndërgjegjën e gjithë shqiptarëve kudo që janë, por edhe të gjithë tjerëve si Brukselit e Vashingtonit. Nuk duhet lejuar në asnjë mënyrë një shtypje e diskriminim i vazhdushëm i shqiptarëve atje që bëhet në mënyrë diskriminuese, cka më brengos më shumë është mungesa e një plani serioz nga Prishtina e Tirana për Luginën. Mos të harrojmë një fakt se shqiptarët në Preshevë janë autokton, janë në trojet e veta, në të drejtën e vetë dhe është e pakuptim një qasje kaq e pakuptimt e shqiptarëve. Shqiptaret e Krahinës së Preshevës e meritojne të kenë një status me te favorshëm se sa serbet ne Kosovë, meqe janë autokton dhe me të diskriminuar!. Prandaj, Prishtina zyrtare duhet me pas një projekt e ekipë serioze e cila i qaset shqiptarëve, bashkombasve tanë në Preshevë, këtë duhet ta bëjë edhe Tirana gjithashtu…” ka thëne z.Haradinaj.

 

“Besoj se gjeran ne terren, pra edhe ne Krahinen e Preshevës do te ndryshojne dhe keto ndryshme nuk mund te ndodshin me qeverine aktuale te ketij koalocioni te brisht. Natyrishtë se efekti i koalicionit te ardhshëm te qverisjes se Kosovës që do ti marrë frerët e shtetit të Republikës së Kosovës ne rruge te mbare te funksionimit te nje shetit juridik, te nje vendi pa korrupcion dhe te integruar ne insitanct proveropiane dhe Euroatrloantike, gje kjo e cila padyshim do te reflektohet pozitivisht edhe në Luginën e Preshevës. Me nje fjale, me qeverinë e ardhshme te Kosoves te dalur nga opozita aktuale, Krahina e Presheves do te trajtohet me ndryshe jo sikur deri me tani..”.

 

Ne kete bisede per Presheva jone z.Haradinaj ka folur edhe per mediat dhe lirine e shtypit.  “Gazetaret ne Kosove ne te ardhmen nuk do te jene argat te patroneve dhe bosëve të tyre politik apo argat dreqt, por të popullit do te veprojne lirshem, pa diktakte dhe mediat do te jene partnere ne luften kunder korrupcioit dhe luftes se krimit te organizuar per te permirsuar imazhin jo vetem te Kosoves, por edhe te gazetarise kosovare..”

 

Prishtina dhe Tirana te ndihmojne Krahinen e Preshevës pa fjalë dhe premtime, por me vepra !

Gjatë kohës së qeverisjes së z.Haradinaj ka pasur një plan seriozë për trajtimin e shqiptarëve atje, Se ambetet ende kjo si prioritet ai plan me rastin e ardhjes në qeveri dhe cfare mendon  pe rroine Prishitnes dhe Tiranës ne Preshevë?, në vazhdim ish-kryeministri kosovar z.Haradinaj eshte përgjigjur se “E ndjej përgjegjësinë që Prishtina zyrtare për Krahinen e Preshrvës duhet të bëjmë shume më shumë ve vepra se sa që flasim, tani po ndodhin shume premtime të cilat kanë dalë edhe qesharake, sikur ishin fondi i Prishtinës e Tiranës me nga 50 mij euro. Nëse e shihni krahasimin sa milion shpenzon qeveria e Serbisë për 80 mij serbë që supozohet se janë në Kosovë pastaj krahasoni me ato që Prishtina e Tirana shpenzojnë për vëllezërit tanë në Presheve dalin askund. Nëse dojmë që seriozishtë ti qasemi bashëatdhetarëve tanë, jo nga 50 mij, por edhe nga 5 milion me i nda në vitë dy qeveritë kredibiliteti ynë dhe përgjegjësia jonë nuk lahet. Prandaj unë ju siguroj se në ditën e parë të përgjegjësisë në institucionet e Kosovës do ta ndaloj atë taksqë sot është për mërgimtarët, pasi që për Preshevën tashmë është hequr. Në shenjë kërkim faljë për bashkëqytetarët, bashkombasit që vijnë në Kosovë, do të fus një funksion për një kohë të caktuar një kupon të vlerës rrethë 20 euro dhe në shenjë urimi e mirëseardhjeje kur shqiptari hyn në shpi të vetë, në vend të kësaj takse që i merrët si sigurim automjeti duhet më ju dhënë atë kupton gjithkuj që vjen në Kosovë, jo në cdo ardhje por psh në afat kohor 1 apo 2 herë në vitë si mirëseardhje, pasi që janë ata që mbajnë gjalle jetën tonë.

 

Haradinaj: Nëse vijme ne qeveri sigurishte se do ta vizitoj edhe Presheven…!

Ne Luginen e Preshevës koheve të fundit jane verejtur përpèlasje dhe ndryshime mes liderëve dhe pushtetit lokal per te cilat z.Haradinaj edhe ne France permes mediave, siq thotë ai “fale agjencise se  lajmeve “Persheva Jonë” e cila rregullisht po na njofton me lajme te shpejta dhe korrekte” .

Se cili eshte mesazhi Haradinajt për liderët e Lugine së Preshevës dhe a mendon ta vizitoj ndonjeher Preshevën ? per fund z.Haradinaj ka shtuar se “Porosia ime është që së pari ata të besojnë në veti në popullin e Preshevës e të Luginës në përgjithsi, të rrinë afër popullit të rrin në interesat e popullit. Të mos bëhen shkaktarë të fatkeqësive të njëri tjetrit, ata e kanë një fatkeqësi të madhe, jetojnë në një situatë të randë, sa më të afërt e të sinqertë me njëri tjetrin e qytetarët mund ta kenë më të lehtë, mos të bien pre e mashtrimeve politike që ua bëjnë herë Prishtina e herë Tirana, por të dinë me vlerësu ku qëndron dobia dhe e vërteta e mardhënieve të shqiptarëve. Nëse vijme ne kyre te qeverisë ju garanotj se vizitën time te pare jashta venedin do ta nisi me Preshvën. Unë e njoh atë anë, e kam vizituar dhe ecur ne cimzme në kohrat e mërparshme. Një gjë është e vërtet, do të jem me popullin e shqiptarët atje si një vëlla i tynë. Do të jem si një vëlla i tyre..”

SHPËRNDAJE