Berne, 14 shkrut -“Dy zemra ne nje trup. Ne zvcer, ushatret kendojne himnin shqiptar..” («Deux coeurs dans leur poitrine. Des soldats chantent un hymne albanais à l’armée”) eshte ke titulli i mediave zvicerane qe kane shkruar sot rreth nje video qe eshte paraqitur ne rrjetet sociale ku shifen ushtare zvicerane duke kenduar hmninin e Shqiperise etnike “Xhamadani vija, vijaaa..”, per cka Berna zyrtare nuk e merr aq afer zemres kete, pse ushtaret me origjine shqiptare me uniforme zvicerane kendojne shqip, shkruan agjencia e lajmeve “Presheva Jonë” nga Zvicra.

 

Daniel Reist nga Ushtria zvicerane ne Bernë: Nuk na shqetësojne kenget ne gjuhen shqipe nga radhet e ushtareve tane! 

Résultat de recherche d'images pour "armee suisse albanais"

Rekrutët zviceran  jane filmuar duke kënduar bashkarisht, duke i thurrur lavdrata Shqipërisë dhe Kosovës. Sipas gazetave zvicerane , keta te rinje me uniforma helvetike dhe flamur me kryq te bardhe mbi te kuqen kane kenduar kenge patriotike te Shqiperise Etnike siq eshte ajo e njohura “Xhamadani vija, vijaaa”, një himn jozyrtar që i kendohet vazhdimisht ne fesat apo ndeshje per bashkimin midis Shqipërisë dhe Kosovës,

Gazetetaret lidhur me kete “incident” nga kurreshtja kane kontaktuar zyrtare te ministrisë se mbrojtjes dhe ushtrise zvicerane. Por, ata ju jane pergjigjur shkurt: Kjo fare neve nuk na pengon!

“Jo, per kjo sështe dicka problematike…”  ka thëne shkurt zëdhënësi i ushtrisë zvicerane ne Bernë. Si duket, kjo pergjigjie na zyrtaret e  Armates helvetike ka befasuar gazetaret, cka nuk kishin marrru përgjigjgien te cilen e kishin imagjinuar. Por, kjo pergjigjie e Armates zvicerane i mbyll gojën albanofobistëve.

I kontaktuar, zëdhënësi i ushtrisë Daniel Reist thotë se sjellja e ushtarëve nuk është problematike: “Në këtë kontekst informal, brenda një automjeti të mbyllur, neve nuk na pengon”, thotë ai.

Zvicra, nuk ndjek shembujt e keqe te Serbisë!

Historia me siguri do të kishte qenë ndryshe nëse kënga do të ishte kënduar në publik. Ushtarët atëherë do t’i nënshtroheshin sanksioneve, si në vitin 2015, kur rekrutët u fotografuan në një tren që mbante flamurin shqiptar.

“Sistemi i milicisë do të thotë që ushtria ka shumë binacione,” thotë Tibor Szvircsev Tresch, një profesor i sociologjisë ushtarake në Akademinë Ushtarake ETH të Cyrihut. “Është e qartë se ata sjellin edhe këtë bagazh kulturor. Në gjoksin e këtyre ushtarëve, ka dy rrahje zemre.”

Kurse nje profesor tjeter zviceran thote se “keto veprime janë të padëshirueshme, meqe popullsia pret që ushtria të jetë neutrale. Përveç kësaj, pakicat e tjera, serbët – mund të ndjehen të provokuar..” (?!)

Për fund, agjencia e lajmeve “Presheva jonë” ka shtuar se, sipas kesaj del se per 300.000 mije shqiptaret për hater te 30 mije serbeve ne Zvicer duhet ta mbyllin gojen, sikur shqiptaret e Lugines se Presheves siq ju mohohet e drejta per te kenduar kenge shqiptareve sikur kjo “xhamdani vija vija..” apo per te perdorur flamurin kuqezi edhe pse jane autokton?!

Résultat de recherche d'images pour "armee suisse albanais"

SHPËRNDAJE