Albana Krasniqi-Malaj, drejtoreshë aktuale e UPSH-së në Gjenevë të Zvicrës, me punën e saj të palodhshme i sjellë këtij institucioni të integrimit dhe të kulturës, çmimin vjetor të frankofonisë.

 

Sot ne Gjeneve eshte mbjatur nje tubim me rastin e pevjetorit te UUniversiteti popullor shqiptar i Gjenevës, meqe rast UPSH  nderohet me çmimin e Frankofonisë, njofton agjenciae lajmeve “Presheva Jone”

Albana Krasniqi-Malaj, drejtoreshë e UPSH-së së Gjenevës, e cila pranoi ket cmim tha se këtë mirenjohje e konsideron nderë dhe privilegj. Ne kete evenement kulturor pos atoriteteve shqiptare, abasadore nga Shqiperia Ilir Gjoni, ambasadori japonez, ai Maqedonise (Rafet Hajdari), por jo edhe ajo nga Kosova ?!

 

Po ashtu ishin prezent edhe konzuli Ramadan Avdiu  si dhe  autoritetet e larta komunale dhe kantonale te Gjeneves, perfshire ketu edhe drejorin e pare te UPSH-se Ueli Leuenberger., pastaj Emanuele Toranare, ish-ambasadori kosovar ne Zvicer Naim Malaj etj… Me kete rast ne fjalimin e tij Pierre Maudet, Keshilltar Nacional, para te pranishmeve duke vleresuar lart punen e UPSH dhe angazhimin e znj. Krasniqi-Malaj tha se  “shqiptaret ne kantonin tone shembull i integrimeve.

Ndryshe, vlerën e këtij çmimi thotë zonja Krasniqi-Malaj,do ta rrisë dhe më shumë organizimi i një ceremonie më 15 mars të këtij muaj në Bernë të Zvicrës.

Universiteti Popullor Shqiptar i Gjenevës,si duket ka shpallur muajin mars si muaj të masivizimit të frankofonisë, ngase në agjendën e tij figurojnë ngjarje gati të çdoditshme kulturore, si promovime librash dhe organizime debatesh me temë nga arti dhe kultura franceze. 

SHPËRNDAJE