Universiteti i Prishtinës na dneruar me titullin “Doctor Honoris Causa”, Adem Demaçi, atdhetarin dhe simbolin e rezistencës kombëtare. Ceremonia solemne u mbajt sot në Sallën e Kuqe të Fakultetit të Filologjisë.

Kushtrim MALIQI

Prishtine, 17 janar / AIK-Presheva Jone

Universiteti i Prishtinës (UP), me një solemnitet rasti e ka nderuar të hënën veprimtarin e çështjes kombëtare Adem Demaçin me titullin “Doctor Honoris Causa”. Ky nderim për Demaçin është dhënë nga rektori I UP-se Dr.Muje Rugova për rolin dhe kontributin e tij të veçantë per lirine, demokaracine deri tek pamavresia e Kosovës. Po ashtu për anagazjimin edhe kontributin e shquar akademik, për angazhimin e përfaqësimin dhe ruajtjen e vlerave të mirfillta te UÇK-së, si dhe për vlerat e ruajtjes së demokracisë, sigurisë dhe paqes në rajon.

Universiteti i Prishtinës na dneruar me titullin “Doctor Honoris Causa”, Adem Demaçi, atdhetarin dhe simbolin e rezistencës kombëtare. Ceremonia solemne u mbajt sot në Sallën e Kuqe të Fakultetit të Filologjisë. Adem Demaçi u lindi më 26 shkurt 1936 në Prishtinë. Z. Demaçi është veprimtar për kauzën kombëtare në kohën e Jugosllavisë dhe luftonte për barazinë e Kosovës me Republikat e tjera të Jugosllavisë. Për angazhimin e tij politik, Adem Demaçi vuajti 28 vjet me radhë në burgjet e Jugosllavisë. Pasi u lirua ai menjëherë vazhdoi aktivitetin e tij politik. Ai quhet edhe Nelson Mandela i Evropës. Adem Demaçi udhëhoqi Këshillin për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut (KMDLNJ) nga 1990 deri 1995.Në vitin 1991 u nderua nga Parlamenti Evropian me Çmimin Saharov. Gjatë periudhës 1998/1999, kur mbaheshin takimet në Rambouillet për të ardhmen e Kosovës, ai ishte zëdhënës politik i UÇK-së. Sot ai angazhohet për të drejtat e pakicave në Kosovë dhe respektohet shumë nga vendorët dhe të huajit. Ishte (2005-2007) kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës.

SHPËRNDAJE