Erik Ten Hag do të futet në merkato për të kërkuar pasuesin perfekt të Cristiano Ronaldos në Old Trafford, pasi që sulmuesi portugez pritet të largohet nga klubi

Pas intervistës së Ronaldos për Piers Morgan, tashmë është e qartë që Djajtë e Kuq i kanë ndarë rrugët me pesë herë fituesin e Topit të Artë.

Tani, sipas gazetës spanjolle, El Nacional, Manchester United e ka identifikuar sulmuesin anësor të Real Madridit, Vinicius Jr si zëvendësim perfekt për Ronaldon dhe sulmues që do t’ia mbushte bateritë skuadrës së Ten Hag.

Los Blancos janë duke shikuar për t’ia zgjatur kontratën sulmuesit, e cila skadon më 2024.

Raporti po ashtu tregon që Erik Ten Hag do të flasë personalisht me Vinicius Jr, kurse deri me tani skuadra nga Manchester është duke ia ofruar atij numrin 7 pas largimit të Ronaldos. /GazetaExpress/

 

SHPËRNDAJE