Tiranë, 24 shkrut -Pershendetje uruese e kryetarit te Unioni i Gazetareve Shqiptare (UGSH) Aleksander Çipa Zgjedhja e gazetarit shqiptar Nefail Maliqi ne kryesine e Shoqates Boterore te Gazetareve ne Gjeneve, perben nje rast te ri perfaqesimi te gazetareve shqiptare ne nje forum nderkombetar.

Per kete arsye, Unioni i Gazetareve Shqiptare ndien jo vetem gezimin, por edhe vleresimin e nje gazetari nga trojet tona, i cili me punen dhe kembenguljen e vet profesionale shton mundesite e integrimit europianist te komunitetit tone profesional.

Duke i uruar kolegut Maliqi per kete zgjedhje, shprehim njeheresh deshiren per perfaqesim permes tij edhe te organizatave kombetare te gazetareve ne strukturat globale te gazetareve.

Ne kete menyre ne shumefishojme dhe potencojme solidaritetin dhe ndjeshmerine ndaj lirise se shprehjes dhe mbrojtjes se te drejtave te gazetareve.

Unioni i Gazetareve Shqiptare ne urimin per suksese, i adreson kolegut tone ne Gjeneve edhe nevojen per intensifikim te marredhenieve mes organizates sone dhe Shoqates se Gazetareve Boterore ne Gjeneve.

SHPËRNDAJE