Preshevë, 22 dhejtor  -“Serbia qëlloi veten në këmbë, ajo do të kthehet tek ju si një bumerang. Serbia po gabon me votën kundër rezolutës se OKB-së për Krimean e cila do ta paguajë shtrenjtë.. ” ka thënë ambasadori i Ukrainës në Beograd, Oleksandr Alexandrovich në një intervisitë për mediat serbe.

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së më 20 dhjetor miratoi një rezolutë që dënon shkeljet e të drejtave të njeriut në gadishullin e Krimesë dhe thuhet se ajo është e okupuar përkohësisht  nga Rusia. Këtë rezolutë e ka kundërshtuar Serbia, duke luhatur marrëdhëniet diplomatike mes këtyre dy vendeve të lidhura për shkak sllavizmit dhe ortodoskizmit.

“Është një shprehje ‘angleze shoot yourself in the leg’, që do të thotë, ta godasësh veten në këmbë. Unë besoj se Serbia e ka bërë te njëjtën gjë me një votim të tillë, për shkak se në disa pika në të ardhmen, një vendim i tillë mund të kthehet kundër jush, ndaj përpjekjeve të tuaja për të mbajtur Kosovën. Unë nuk e kuptoj pse jeni duke bërë këtë,” tha  Aleksandrovich, transmeton agjencia e lajmeve  Presheva Jonë.
Ai tha në vazhdim se ka kërkuar përgjegjësi nga Beogradi duke kërkuar të ”marrë një shpjegim nga Qeveria e Serbisë se cila është arsyeja pse Serbia votoi kundër rezolutës.

Tutje, Alexandrovich ka thënë se ”ne kurrë nuk kemi pushuar duke mbështetur Serbinë, sidomos kur është fjala për Kosovën, as ne nuk e njohim pavarësinë. Ne pothuajse nuk pranuam për të luajtur futboll dhe basketboll ndaj Kosovës në territorin tonë, sepse ne nuk duam pasaportat e Kosovës. Ne nuk po bëjmë asgjë kundër interesave të Serbisë dhe sinqerisht, ne jemi shumë të mërzitur për shkak të kësaj se si na e solli mbrapsht Serbi sot neve”.

“Le të kujtojmë intervistën e Vladimir Putin, në të cilën ai haptazi tha se Kremlini është i gatshëm për të ndaluar mbështetjen e Serbisë për çështjen e Kosovës. Perëndimi pranoi se Krimea ruse, ndoshta kjo është e kërcënuar drejtpërsëdrejti nga njohja e një Kosove të pavarur, unë me të vërtetë nuk e di. Me pikëpamjen e së drejtës ndërkombëtare, Kosova është serbe, Krimea e Ukrainës“tha ne v azhdim Alexandrovich.

Serbia, së bashku me Rusinë, Angolën, Bjellorusinë, Venezuelën, Iranin, Kazakistanin, Kinën, Kubën, Korenë e Veriut dhe Sirinë votuan kundër rezolutës

SHPËRNDAJE