Sot me fillim prej orës 19:00 në sallën e kuvendit në Komunën e Preshevës Unioni Demokratik Shqiptarë ka mbajtur tubim me qytetarët e njësis 1 ku shpalosi një pjesë të programit të saj.

Gjatë këtij tubim prijësit e UDSH-së folën për keqmenagjimin e Partive në pushtet duke u ndalur te infrastruktura,ekonomia por edhe tek bujqësia e blegtoria që sipas tyrë është lënë plotësishtë në harresë.

Naser Haziri,kryetarë i këtij subjekti i dëgës në Preshevë tha se nëse pushteti i tanishëm krenohet me rregullimin e parkut të qytetit ashtu siq ata kanë dashur,neve na vjen keq për parkun i cili ka ekzistuar po pikërishtë nga partia në pushtet është shëndërruar në kafiteri. Problem tjetër për të cilën foli z.Haziri ishte edhe uji i pijshëm i cili në malsi (te livadhi i shehut) është në tepric dhe shkon dëm kurse posht qytetarët janë të reduktuar në këtë aspekt dhe nuk kanë ujë të mjaftueshëm.
Kryetari i këtij subjekti z.Rahmi Zulfiu pasi i përshëndeti të pranishmit tha se e juaja është të vendosni por gjithqka që ka bërë kjo qeverisje shihet. Ky pushtet nuk po i thith aspak fondet nga jashtë edhe ato që i thith i orienton mbi baza partiake si në rastin e ofrimit të Kultivatorëve apo Lopëve ku këto ndihma i kanë përfituar persona që ose nuk kanë fusha për të punuar me Kultivator ose nuk kanë Shtallë për ti ruajtur ato lopë. z.Zulfiu u tha qytetarëve se Unioni Demokratik Shqiptarë do ti marrë përsipër obligimet e mëdha dhe të vogla të qytetarëve të Luginës dhe për gjithqka do të jetë konstruktiv me vullnetin e qytetarëve të Luginës së Preshevës.

 
z.Zulfiu gjithashtu në fund porositi qytetarët se sot ka pasur një takim me shefin e policisë së Republikës së Kosovë ku i ka shprehur shqetësimin e tij për problemet e qytetarëve të Preshevës,Bujanoc dhe Medvegjës dhe nga atje është kthyer me premtime se taksat fatkeqësishtë nuk do të heqen plotëishtë por se janë duke u bërë përpjekje të mëdha që këto të paktën të përgjysmohen ndërsa sa i përketë kalimit me pasaporta dhe vulosjes së tyre ai i ftoi qytetarët që të kërkojnë nga policia kufitare që të mos vulosen pasaportat pasi që mundësia ekziston që atyre që u pengon vula e Kosovës gjatë rrugëtimeve jashtë vendit sepse për mundësi të till e ka garantuar shefi i policisë së Kosovës. Ne fund të gjithë ftuar që të kenë besim tek drejtuesit e UDSH-së dhe të rrethojnë numrin 4 pasi që pas 6 Majit Lugina do të ndryshojë për të mirë.

SHPËRNDAJE