largea_137ff8c0-b2e5-46b8-8d2f-2d7378c6ee711456758738Në Bern të Zvicrrës këto ditë në prezencën e një mori delegatësh dhe përfaqësuesish të shoqatave, klubeve, degëve të spektrit politik, bizismenëve i të gjitha fushave nga Europa, Amerika, Kanafaja, Australia, Zelanda si dhe nga Shqipëria, Kosova, Maqedoni, Mali i Zi, Presheva u organizua një simpozium dy ditor.

Duke u nisur nga faktet aktuale që shqiptarët në Shqipëri, Kosovë e gjetiu në trojet e tyre etnike, janl duke përjetuar situata të rënda ekonomike, kulturore, arsimore, politike, sociale, morale etj. Në këto hapsira popullata jonë po përjeton kaos të padurueshëm, forcat intelektuale të mërgatës së bashku me forcat intelektuale dhe patriotike të vendit krijuan një lëvizje të fuqishme kombëtare me dëshirë që t’i bëjmë ballë sfidave që kanë vërshuar hapsirat tona kombëtare.

Në mërgatë gjenden më se tre milion shqiptar. Kudo kanë krijuar shoqata, klube, degë të partive politike, të cilat funksionojnë si subjekte jashta Atdheut me qëllim që të orientojn materialisht për realizimin e veprimtarisë së tyre normale në vendlindjet. Një kohë këto organizime kanë dhënë rezultate të mira duke adresuar ndihma të konsiderueshme për vendlindjet e tyre… Por në kohën e fundit, ndihmat materiale në çdo fushë jo vetëm që janë paksuar, por që diku-diku janë shterrur fare!

 

preshhsssDisa subjekte të tilla arsyetohen me faktin që në vendlindjet e tyre liderët politik, kanë devijuar nga idealet kombëtare dhe interesat e tërësishme popullore. Pjesa më e madhe e tyre si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë e gjetiu në hapsirat autoktone merren me interesat e ngushta familjare dhe me korrupsione të ndryshme!

Lidhur me deformimet e ndryshme të liderëve shqiptar, Kryesia vendosi që të evidentohen lëshimet e tilla kombëtare me të gjitha format mediate duke kërkuar edhe përgjegjësira gjyqësore ndaj të tillëve, pa marrë parasysh se në cilën pozitë shtetërore ndodhen të tillët keqbërës. Zbatimi i masave drastike ndaj të tillat dukuri të liderëve qofshin ata në pozitë apo opozitë, dukshëm do të zbusë gjendjen aktuale në të dy shtetet shqiptare!

Kuvendi i Lobit Botëror Shqiptar, vendosi që të themelohet një fondcion në kuadrin e tij, i cili do të kontribuonte në shumë aspekte për zbutjen e nevojave urgjente. Krijimin e këtij fondacioni e përkrahën tërë biznesmenët në krye me Bexhet Pacollin, i cili në diskutimin e tij premtoi që do ta ndihmojë në të gjitha aspektet këtë Lob të diasporës Botërore me qendër në Bern të Zvicrrës.

Gjatë zgjedhjeve dhe emërimeve, të gjithë anëtarët e Kryesisë të Lobit u emruan nëpër resore të ndryshme të kësaj bërthame të diasporës.

Dr Bahri Brisku u emrua për kryetar të stafit të mediave informative të Lobit Botëror të Diasporës Shqiptare si dhe redaktor i revistës ”Mërgata shqiptare”, e cila do të botoheet si revistë dymujore me 52 faqe.
Ky riorganizim i të gjitha forcave të diasporës shqiptare në një lob të fuqishëm, pa tjetër ka me dhënë rezultate në ndryshimin e gjendjes kudë që gjenden shqiptarët. Zbatimi i kësaj Platforme të gjendjes kudo që gjenden shqiptarët e diasporës në një kulm, ka për të krijuar një ardhmëri shpresëdhënëse që gjallërimin mos ta kërkojnë edhe m etutje në mërgatë, por në vend të vet!

 

Në stafin e organizatës së rinisë të Lobit u zgjedhën edhe dy të rinjë nga Ulqini: studenti Xhenan Sylejmani dhe Gent Jakupi, të cilët morën pjesë aktive në këtë Kuvend të diasporës që u mbajt në Bern. Rinia e këtij Lobi u angazhua për mirëqenien e kushteve të studimeve të shqiptarëve.

Ky bashkim i diasporës tonë në një bërthamë organizative të saj është një shembull që pa bashkim të forcave tona, nuk ka perspektivë të ardhmërisë dhe mirëqenies tonë!

Ambasadori i njohur amerikan Walker, i cili kontribuoj shumë për krijimin e shtetit të Kosovës, rreth dy orë iu përgjigj pyetjeve të shumta të pjesëmarrësve të Lobit të Diasporës në Bern. Ky personalitet dha premtime të sinqerta që vazhdimisht do të punoj për çështjen kombëtare shqiptare e cila përkrahje ka peshë të madhe për kombin tonë.
Me një vemendje të posaçme u përcjellën edhe konkludimet përfundimtare të biznismenëve të diasporës tonë, të cilët deklaruan që nëse Kosova dhe Shqipëria krijon kushte normale për investime ne menjëherë do të ia nisim me qindra investime në vendin tonë. Kjo është një faktor me peshë të madhe në fushën e punësimit të shqiptarëve në vendin e vet.

Zhvillimin e punës të këtij lobit e përcjellën disa dhjetëra media të Shqipërisë, Kosovës, Europës, Amerikës dhe vendeve të tjera të diasporës. Mediat zvicerrane ishin posaçërisht të interesuara për konkluzat e këtij kuvendi…
Në këtë konferencë në të cilën morrën pjesë aktive mbi 200 delegatë, mori pjesë edhe kryetari i Shoqatës së Krajës nga Njujorku – Salë Gjenashaj nga Ostrosi me banim në Njujork të SHBA-ve. Gjithashtu morën pjesë në diskutime edhe disa personalitete nga Malësia e Madhe. Konferencën e përuruan me telegrame një pjesë e madhe e diasporës. Një urim i veçantë kryesisë së kësaj Konference i arriti nga Xhozef Dioguardi, i cili në telegram veç të tjerave premtonte ndihmën e tij në çdo aspekt.

Në Kryesinë mes të 18 anëtarëve u zgjedhën përfaqësues i të gjitha trevave shqiptare si edhe nga mbarë diaspora.

SHPËRNDAJE