Fundi i WhatsApp? Me cilin telefon nuk mund të përdoret më aplikacioni?

Fansat e WhatsApp mund të “tronditen” me lajmin se më vonë gjatë këtij viti, aplikacioni i tyre i preferuar i mesazheve nuk do të mbështetet në një numër të pajisjeve të popullarizuara.

Nga fundi i vitit 2016, WhatsApp ka thënë se nuk do të funksionojë në Nokia S40, Nokia Symbian S60, Android 2.1 dhe Android 2.2 dhe Ëindoës Phone 7.1.

Por ndoshta lajmi më i madh është që WhatsApp nuk do të punojë më në pajisjet Blackberry, duke përfshirë edhe BlackBerry 10.

WhatsApp kohët e fundit e ka festuar shtatë vjetorin e krijimit të saj, dhe kompania ka thënë se përdorimi i pajisjeve mobile nga njerëzit dukej shumë më ndryshe atëherë nga sot.

Megjithatë, me kaq shumë përdorues, WhatsApp tani duhet ende të përballet me 42 milionë mesazhe dhe 250 milionë video të dërguara në çdo ditë të javës.

Kur ajo është blerë nga Facebook në vitin 2014, shërbimi kishte vetëm 450 milionë përdorues.

SHPËRNDAJE