Gjuha standarde shqipe është gjithë përfshirëse, jo veçuese, e cila u shërben nevojave të mbarë shoqërisë shqiptare ku historia është bartëse krijuese  dhe e formës  gjatë një jetë mbarëkombëtare të shqiptarëve – ku standardizimi i gjuhës shqipe  ishte dhe mbetet shumë e nevojshëm për shqiptarët dhe gjuhen e tyre kudo që janë

Në sallën e Institutit Albanologjik, në Prishtinë në  pranin  e dashamirëve të librit dhe të gjuhës dhe letërsisë shqipe, studenteve dhe shume të tjerëve  në  Akademi përkujtimore mbajtur me  rastin e një vjetorit të ndarjes nga jeta  u promovua vepra e prof. dr Isa Bajçinces me titullin “Shqipja standarde dhe problemet rreth saj“. Në fjalën e rastin kushtua kësaj vepre prof. dr. Shefkije Islamaj në mes tjerash tha: ”Sot jemi tubua  në këtë Akademi për ta kujtua një njeri, një intelektual, një pedagog, një studiues, një dashamirës e një zelltar te madh të gjuhës shqipe në një anë, kurse në anën tjetër  për ta përurua librin me titullin “Shqipja standarde dhe probleme rreth saj”, përgatitur e botuar nga  Institut Albanologjik. Siç na e dëshmon — gjithë jeta e tij njerëzore dhe intelektuale, puna dhe veprimtaria e tij, por edhe vetë – ky libër  sot po e shënon këtë një vjetor të vdekjes. Gjuha shqipe ishte  për të pikënisja dhe pikarritja e çdoditshme në jetën e tij prej një mësimdhënësi, një studiuesi, një intelektuali e një zelltari. Preokupimet  dhe zelli të  Ises  për fjalën shqipe nuk shtriheshin vetëm në rrafshin teorik, por ishin e materializuara me veprimtari të gjera, domethënëse dhe shumë të dobishme në të mirë të gjuhës shqipe  standarde.

Shqipja standarde ishte dhe mbetet  themelorja e  identitetit dhe të  komunikimit në mes shqiptarëve kudo që jetojnë

Ndjeshmëria  e shquar ndaj çështjeve të gjuhës shqipe është parë  dyzet vjet në studimet e në artikujt e tij të shumtë, në ligjëratat, në kumtesat e referimet e tij të shumë  në Prishtinë, në  Tiranë dhe në gjitha hapësirat shqiptare, por edhe në veprimtaritë praktike të Shoqatës së Gjuhës Shqipe të Kosovës, ideatori e themeluesi i së cilës ishte pikërisht ai bashkë me profesorët shumë të nderuar. S’mund të ishte ndryshe, sepse për profesorin Isë shqipja standarde ishte përbërësi themelor i identitetit të shqiptarëve dhe jetës së tyre si mjeti kryesor i komunikimit  kudo që jetojnë. Ai e kishte kuptuar thellësisht se gjuha standarde shqipe është vepër e shumë brezave të lëvruesve të shqipes, e brezave qartë  largpamës dhe lage dhënës  të historisë sonë që punuan për një gjuhe moderne e të aftë për t’u ballafaquar me zhvillimet brenda e jashtë kombëtare.  Isa me kontributin e tij të madh në këtë fushë  qe dhe mbetet personaliteti model për të gjitha atyre  që kanë zgjedhur ta duan dhe përfillin gjuhën shqipe. Prandaj me humbjen e tij gjuha shqipe mbeti pa  me të dashuruarin e  saj, pa studiuesin e  shquar dhe pa folësin e saj shembullor.

Libri që sot e shoqëron këtë shënim përkujtues për veprën dhe personalitetin e tij nga familja, nga miq, nga kolegë,  nga  dashamirët  e  nderuar të veprës së tij, na vjen, jo vetëm si një vepër shumë e rëndësishme për gjuhen standarde shqipe nga një studiues gjuhësor i rendit te parë dhe nga një pedagog me përgjegjësi të lartë profesionale e intelektuale,  vjen si një biografi gjuhësore të jetës së tij prej një studiuesi, një pedagogu e një intelektuali, i cili  vjen si një përkujtesë për shqiptarët  e gjuhës  standarde shqipe e cila  mbetet vlera jonë më e madhe kulturore. Të mbledhura që janë brenda  ballinave  të këtij librit – ku janë përfshi  studimet, trajtesat, artikujt, kumtesat, intervistat, recensionet, shkrimet e rastit brenda më shumë se pesëqind faqesh shpalosin, jo vetëm preokupimet e tij shkencore e intelektuale, pikëpamjet, idetë, por edhe vrojtimet e holla gjuhësore, në rend të parë morf- sintaksore, të trajtuara gjithmonë nga këndvështrimi i kulturës gjuhësore dhe i zbatimit te normave gjuhësore.

Isa Bajçica me kontributin e tij  ka qenë dhe mbetet personaliteti modelit për të gjitha ata  që e  duan gjuhën shqipe

Andaj, kush e ka njohur dhe ka bashkëpunuar me  prof. dr Isa Bajçincen në Degën e Gjuhës dhe të Letërsisë shqipe në Fakultetit Filologjik, në Institutin Albanologjik,  në Shoqatën Gjuhës Shqipe,  me aktivitetet bashkëpunuese me institucionet shkencore, sidomos në Tiranë, por edhe më gjerë, kush ka njohur natyrën dhe modestinë e tij- tha në vazhdim të fjalës së saj  Islamaj do ta besojnë dhe kuptojë fare mirë. Një qëndrim i tillë nuk vinte vetëm nga angazhimet e shumta të tij pedagogjike e shkencore, ato i kishte vërtet shumë, po si duket profesori ynë i nderuar Bajçica  shihte me rëndësi të dorës se parë punën e tij praktike gjuhësore me studentë, me mësimdhënës, me gazetarë, me redaktorë, dhe kjo punë e tij i ishte kthyer në një mision që e përmbushte çdo dite, ai në të vërtetë në këtë mision i përmbahej mendimit të lashtë latine “Për veten heshtet”.

Këto mendime, teza, diskutime, debate, qortime që i kemi dëgjuar shpesh, edhe përmes mjeteve të informimit, gjatë dyzet vjet me radhë, do t’i gjejmë edhe brenda faqeve të këtij libri. Sigurisht bisedat me kolegët  të cilat  e çonin  të problemet e shkencës, të kulturës, të universitetit në përgjithësi, shume shpesh edhe të politikes, gjithandej siç  thoshte ai, pra edhe për probleme të realitetit të kohës, ai nuk harronte në këto raste as humorin e shpotinë për miqtë e të afërmit, por ato ishin vetëm kapërcime të shkurtra që shkëputnin vëmendjen e tij të përqendruar thellë e këmbë ngulshëm te gjuha, te norma gjuhësore – zbatimi dhe  moszbatimi i saj, sidomos në qarqet intelektuale, në shkolla, në universitete, në media, në administratë.

Profesor Isa u mor edhe  me çështje çelës të gjuhës standarde shqipe e cila  është kthyer në mjet simbolik  të kontakti në gjitha shtrirjet mbarëkombëtare dhe brenda saj, përmes formave të përzgjedhura fonetike, morfologjike dhe, deri diku, edhe sintaksore, të dialekteve gjeografike dhe dialekteve shoqëror. Andaj,  gjuha standarde shqipe është gjithëpërfshirëse, jo veçuese, e cila  i shërben nevojave të mbarë shoqërisë  që e ka një histori dhe ishte  bartës krijues.  Pra, historia e saj është formësuar gjatë një jetën mbarëkombëtare të shqiptarëve ku standardizimi i gjuhës tregoi se ishte shumë i nevojshëm për shqiptarët dhe folësit e saj, që përmes tij të lehtësonin komunikimin, bashkëbisedimin, mendim përçimin dhe t’i shtrinin përtej përmasave të ngushta lokale e krahinore   midis shqiptarëve dhe bashkimi i tyre në një identitet gjuhësor dhe përfaqësues dhe pse jo një ditë edhe bashkimi fizik.

Në  këtë libër të cilin po e promovojnë sot  shtrohen  kontestimet që i bëhen gjuhës standarde  shqipe nga arsye më të ndryshme prej atyre politike, krahinore, përçarëse, edhe të mosnjohjes e mosdijes, e të tjera, por për to njëherë tjetër. Për të gjitha  këto që u thanë në këtë libër me titullin  “Gjuha standarde dhe probleme  rreth saj”,  profesori i çmuar  i ndier Isa Bajçinca, do të ketë peshë e rëndësi të veçantë në gjuhësinë shqiptare. Kushdo që synon të merret me gjuhën shqipe, me historinë e saj të re, të sotmen e të ardhmen, veçanërisht me normën e saj, përgjigjet do të mund t’i gjejë  në Librin i cili nga sot  është në duart e lexuesit e studiuesit tonë në Kosovë dhe më larg.

SHPËRNDAJE