albbcccEkspertja Blerina Zoto , nje dioplomate shqiptare në OKB është shkarkuar nga detyra me vendim të ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Blendi Klosi.

Zoto ishte ankuar më herët që ky institucion nuk i kishte paguar prej muajsh rrogën dhe pagesën për qiranë në Gjenevë. Burime nga Ministria e Punëve të Jashtme bëjnë me dije për Express se ekspertja shqiptare është punëonjse e Ministrisë së Mirëqenies Sociale e atashuar pranë misionit tonë në OKB, por se nuk varet nga kjo ministri, as nga rroga as nga qëndrimi.

Në shkresën e Klosit, të siguruar nga Panorama, ministri argumenton se Zoto nuk e ka përmbushur qëllimin dhe misionin, pasi gjatë gjithë periudhës 1 – vjeçare, ajo nuk ka paraqitur asnjë raport.

SHPËRNDAJE