Ambasadorja e Shqipërisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Filloreta Kodra dhe disa prej diplomatëve shqiptarë në Gjenevë, vijojnë të kenë konflikt me njëri-tjetrin, përplasje që e ka fillin në Shqipëri, mes Ministrisë së Jashtme dhe asaj të Mirëqenies Sociale.

 

Diplomatja shqiptare në OKB- Blerina Zoto, vijon të mos paguhet prej tre muajsh edhe pse i duhet të paguajë shpenzimet e jetesës në Gjenevë.

Diplomatja Zoto, që mbron të drejtat e romëve dhe egjiptianëve, nënë e dy fëmijëve, që prej 1 prillit nuk merr pagë, i është ndërprerë siguracioni i detyrueshëm që merr një punonjës i punësuar jashtë shtetit, ndërsa agjencia imobiliare në Zvicër, tek e cila ambasada paguan qiranë e shtëpisë, i ka dërguar njoftim se do ta nxjerrin jashtë, pasi nuk është paguar qiraja.

Por sikur të mos mjaftonte kjo, Zoto duket se nuk arrin të gjejë dot as mbështetjen e Ambasadores Filloreta Kodra, duke u shprehur se sjellja e saj është arrogante dhe mënyra e komunikimit me diplomatët lë për të dëshiruar. Më poshtë mund të ndiqni bisedën e mes Ambasadores Filloreta Kodra, diplomates Blerina Zoto dhe diplomatëve të tjerë, ku dëgjohet qartë mosmarrëveshja mes tyre.

SHPËRNDAJE