Zv/kryeministri i Turqisë, Beshir Atallaj mbajti një ligjëratë në konferencën e organizuar në Nju-Jork nga Presidenti i Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Nasir Abdulaziz Al-Naser.

Zv/kryeministri turk vuri në dukje se është një privilegj që vendi i tij bashkëkryeson projektin e Aleancës së Qytetërimeve.

“Sot më shumë se kurrë bota ka nevojë për projektin e Aleancës së Qytetërimeve”, tha Beshir Atallaj dhe përcolli disa informacione për nismat e reja të Turqisë lidhur me këtë projekt.

“Njerëzimi ka më shumë nevojë për Aleancën e Qytetërimeve. Kërkojmë që rinia të jetë më tepër brenda këtij projekti. Pra dëshirojmë që kjo të përhapet valë-valë, prandaj Turqia po bën gjithçka i takon në këtë drejtim”, theksoi ai.

Pasi njoftoi se më 31 maj në Turqi do të organizohet një takim, ku janë të ftuar kryetarët e shteteve dhe qeverive të të gjitha vendeve dhe ku, krahas aktiviteteve të realizuara deri më sot, do të diskutohet e ardhmja e Aleancës së Qytetërimeve, Beshir Atallaj tërhoqi vëmendjen se liderët botërorë në këtë takim janë ftuar personalisht nga Kryeministri Erdoan.

SHPËRNDAJE