Oficerët e aeroportit ndërkombëtar të Dallas në Uashington kanë ndaluar një nigeriane e cila po përpiqej të fuste ilegalisht më shumë se 2 kg heroinë në SHBA, siç shihni dhe në fotot.
Autoritetet thonë se 52-vjeçarja Bola Adebisi kishte gëlltitur 180 kapsula të vogla të mbushura me heroinë. Oficerët kanë dyshuar pasi e kanë marrë në pyetje të mbërriturën nga Etiopia dhe që më parë kishte ndaluar në Romë, Itali.
Ajo është shprehur se kishte ardhur në SHBA për të vizituar vëllain por nuk mund ta përshkruaj atë apo të japë adresën e tij.
Gjatë marrjes në pyetje oficerët kanë vërejtur ngurtësinë e stomakut të saj. Më pas kanë qenë rrezet X ato të cilat kanë zbuluar 180 kapsulat me kokainë.
Vlera e heroinës në total përllogaritet të jetë më shumë se 150 mijë dollarë.
Gëlltitja e kapsulave me heroinë është shumë e rrezikshme për shëndetin dhe askush nuk mund ta beson se në stomakun e një femre mund të gjendeshin 180 kapsula të tilla.
Rekordi i mëparshëm mbahej nga një 46-vjeçar, i cili kishte gëlltitur 100 kapsula.

SHPËRNDAJE