Turqia i ofron ngushëllimet e saja ‘popullit rus’ pas rrëzimit të avionit Ministri turk i Mbrojtjes Fikri Isik, i shprehu ngushëllimet homologut të tij rus, Sergej Shoygu, mbi avioni rus që rrëzua në Detin e Zi këtë të dielë Krishtlindjesh.

“Me pikëllim të madh  mësova se avioni ushtarak “Tu-154” i Ministrisë së Mbrojtjes ruse  pasi ishte nisur nga qytetin rus i Soçit,  u rrëzua në Detin e Zi, duke lënë të gjithë pasagjerët dhe ekuipazhit, të vdekur”, ka thënë Isik në një deklaratë nga ministria.

Ministri ofroi gjithashtu ngushëllimet e saja për familjet dhe popullin rus.

Askush nuk i mbijetoi rrëzimit të avionit që mbante 92 pasagjerë, duke përfshirë një kor të njohur ushtarak.

Ekipet e shpëtimit gjetën disa ‘pjesë’ të avionit “Tu-154” për të cilin ministria e Mbrojtjes tha ishte zhdukur nga radari menjëherë pas ngritjes nga vendpushimi i Detit të Zi, në Soçi.

Ministria ruse e Mbrojtjes tha se Tu-154 mbante 84 pasagjerë dhe tetë anëtarë të ekuipazhit. Nëntë gazetarë rusë ishin në mesin e udhëtarëve.

Avioni u zhduk nga radari 20 minuta pas ngritjes nga aeroporti Adler në pikën e pushimit të Soçit në orën 5:20 (2:20 GMT).

SHPËRNDAJE