Dark Mode Light Mode

Turp! Komuna e Preshevës u shpallë “luftë” prodhuesve vendor

Preshevë, 1 qershor (Bota Sot) -Me rastin e muajit të shenjtë të ramazanit, Komuna e Preshevës ka organizuar përveq një iftarë për qytetarët, gjithashtu ajo ka vendosur që të shpërndajë edhe 100 pako për familjet në nevojë, pikërishtë për ditën e Bajramit.

Deri këtu jemi në rregull, madje është për tu vlersuar kjo që ka bërë Komuna e Preshevës, por, tepër shqetësuese është ajo se me cka po i mbush komuna ato kuti, me cfarë ushqimi i ka shërbyer për iftarë?

Sikur me rastin e shtrimit të iftarit, ashtu edhe tash me mbushjen e kutive, shihet që zyrtarët e Komunës së Preshevës, për të mos thënë direkt Shqiprim Arifi, pasi që është e pa besueshme që një kryetarë i cili ka ardhur të sjellë investitorë të rinjë, po i ngulfatë edhe ato biznese që ekzistojnë. Për iftarë, qytetarët e ftuar kanë pasur rastin të pijnë pije që nuk prodhohen as nga Presheva, e as nga shqiptarët, as në këto kuti, kemi parë që as në kutit për qytetarët në nevoj nuk janë mbushur me vaj nga prodhuesi nga Presheva, pa cka se prodhimin e bën në Gjilan.

Advertisement

Image

Këto veprime janë absolutishtë të pa pranueshme, aq më pak kur e dim se prodhuesi i këtyre lëngjeve “Fluidi” edhe ashtu njihen si familje humanitare dhe gjithmonë pjesmarrës në cdo aktivitet bamirësie në Luginën e Preshevës dhe më gjërë.

I kontaktuar nga “Bota sot”, Shkëlqim Mustafa, menaxher në kompaninë “FLUIDI” ka thënë se Komuna as nuk i ka kontaktuar bile, mbase nëse do të na kishin kontaktuar, do të bashkëpunonim dhe do t’i bënim gratis pijes dhe vajin.

“Komuna e Preshevës nuk na ka kontaktuar, nuk kanë folur me askë prej neve. Thjesht kur i kemi parë nëpër foto, sigurishtë se jemi dëshpruar, sepse kemi qenë dhe do të vazhdojmë të jemi në ballë të cdo nisme të mirë për qytetarët tanë”, ka thënë Mustafa./Bota Sot

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

2 + 18 =

Previous Post

Policia e Nishit arreston të riun nga Prishtina O.F (1977) dhe dy shokët e tij serb

Next Post

Terror në Zurich: Një burrë merr peng dy gra dhe më pas i vret. Njëra ishte një dashnore kosovare

Advertisement