miimimmZbarkimi e një grupi ushtarakësh rus në Shqiperi po interpretohet ne mënyra te ndryshme. Por ministrja e mbrojtjes shuptare mimi Kodheli arsyethoet se  “ata ajen  per te  te inspektuar armatimet” Kjo e fundit ka sqaruar se ky është një detyrim që  lind nga të qenit anëtar i organizatës evropiane për siguri OSBE dhe inspektimi nuk cënon asnjë sekret. Deklaratat e ministres së Mbrojtjes u bën  gjatë një  konferencë shtypi së bashku me  Ministrin Britanik të Mbrojtjes, Michael Fallon. “Kjo s’ka të bëjë fare me vendet e NATO-s, Rusia është anëtare e OSBE dhe duke u bazuar në këto veprimtari, Shqipëria e Rusia kryejnë veprimtari të armë kontrollit në vendet respektive. Vendet kanë nënshkruar një konventë të armëve të kontrollit dhe kjo është një procedurë rutinë që bëhet çdo vit, misioni i tyre përfundon në datën 30. Zonat e ndërhyrjes së tyre është e mirëpërcaktuar. Ky inspektim nuk cënon asnjë informacion sekret të ushtrisë, përfshi këtu edhe të NATO-s”, është shprehur ministrja e Mbrojtjes. Në konferencën e përbashkët për shtyp, ministri britanik i Mbrojtjes Michael Fallon, theksoi se NATO dhe Shqipëria mbeten të angazhuar për luftën kundër terrorizmit. “Dua të shpreh përforcimin e marrëdhënieve mes vendeve të aleancës. Duke iu referuar demokracive parlamentare dhe vendeve tona duhet të adresojnë kërcënime të përbashkëta si terrorizmi, korrupsioni ndaj duhet të thellojmë bashkëpunimin tonë. Në bashkëpunim me BE për përballimin e kërcënimeve. Britania ka qëndrim se krijimi i një force tjetër që mund të dublikojë ushtrinë e NATO-s nuk është domosdoshmëri por jemi në bashkëpunim të ngushtë me vendet aleate  evropiane për tu përballur me kërcënimet e ndryshme që i kanosen vendeve”, u shpreh Fallon. Ministrja deklaroi se lufta kundër terrorizmit do të jetë një luftë e përbashkët, ndërsa ftoi homologun britanik që t’i bashkohet Shqipërisë për ngritjen e qendrës kundër luftëtarëve të huaj. Konferenca e dy ministrave: Pyetje: Përshëndetje, një grup ushtarakësh rusë ndodhen në territorin tonë. Cili është inspektimi dhe roli i tyre në Shqipëri, sa kohë do të rrinë dhe cilat janë zonat që po inspektojnë? Është kjo një koincidencë me stërvitjen e NATO-s në Shqipëri? Kodheli: Kjo nuk ka të bëjë fare me vendet anëtare të NATO-s. Shqipëria ashtu si edhe Rusia është anëtare me të drejta të plota e OSBE dhe, bazuar në veprimtarinë e përbashkët të vendeve anëtare të OSBE, Shqipëria ashtu si dhe Rusia, ashtu si edhe të gjitha vendet e tjera anëtare kryejnë veprimtari të armë-kontrollit në vendet respektive. Ky është një aktivitet që Ministria e Mbrojtjes dhe përfaqësuesit e saj e zhvillojnë normalisht në vende të tjera të OSBE dhe për pasojë pret që edhe vende të tjera anëtare të OSBE ta bëjnë këtë gjë. Shqipëria ashtu si edhe Rusia dhe vendet e tjera kanë nënshkruar një konventë, që është ajo e Armë -Kontrollit dhe kjo është një procedurë krejt rutinë që bëhet çdo vit dhe është bërë dhe më parë. Besoj që misioni i tyre mbaron më datën 30 shtator,pra janë edhe disa ditë. Sigurisht që ne jemi një vend që e respektojmë konventën që nënshkruajmë edhe detyrimet që lindin nga të qenit anëtarë:nuk ka të bëjë me FA, nuk ka të bëjë më NATO, nuk ka të bëjë me aktivitetin e mirëfilltë të Organizatës së Atlantikut të Veriut,ka të bëjë me një procedurë që lidhet me procedurat e Armë-Kontrollit, një procedurë e cila është krejt rutinë për një vend anëtar të OSBE-së. Pyetje: A ka një zonë të përcaktuar? Kodheli: Zonat që lejohen janë të përcaktuara, merret leje. Pra, e gjithë procedura është e mirëpërcaktuar, si ne kur shkojmë në një vend tjetër ashtu edhe kur ata vijnë këtu. Të jeni të sigurt dhe të qetë që asnjë sekret ushtarak nuk transmetohet tek personat përgjegjës. Personat përgjegjës merren vetëm me punën që është përcaktuar, e bazuar në konventë të bëjnë. Janë dy gjëra totalisht të ndara nga njëra-tjetra. Edhe brenda Ministrisë së Mbrojtjes ekziston një departament i Armë-Kontrollit që merret me këtë fenomen në vendet e tjera anëtare të OSBE, siç e thashë edhe më sipër. Pyetje: Jo më larg se dje sekretari i Përgjithshëm i NATO Stoltenberg deklaroi që forcimi i bashkëpunimit të Evropës për një mbrojtje të shteteve të Evropës për një ushtri më vete, nuk minonte Aleancën Euroatlantike. Ka një koment zoti Fallon lidhur më këtë deklaratë të sekretarit të NATO? Fallon: Ne e diskutuam këtë në takimin e BE-së të martën dhe ekziston një shqetësim real i shumë vendeve, jo vetëm Britanisë, por edhe i të gjithë atyre që janë përfshirë në krijimin e ushtrisë evropiane dhe dublimin e panevojshëm të NATO, për krijimin e një shtabi operacional mbi BE-në, që jo vetëm do të dublonte NATO, por mund të krijonte edhe probleme të tjera. Ne ramë gjithashtu dakord që do të punojmë së bashku me NATO dhe BE për të forcuar më tej bashkëpunimin, për shembull, për t’u marrë së bashku me kërcënimet e luftës hibride dhe kërcënimet nga penetrimi kibernetik. Pra, ka shumë gjëra për të bërë në krah të njëri – tjetrit pa propozime të reja për krijimin e institucioneve dhe strukturave të reja të panevojshme. – See more at: http://www.noa.al/mob/index.php?type=artikull&id=615376#sthash.mG1NnFfJ.dpuf

SHPËRNDAJE