Presidenti Donald Trump ka urdhëruar administratën e tij të re të publikojë një listë javore të krimeve të kryera nga emigrantët.

 

Urdhri i ri i Presidentit të SHBA-së u nënshkrua në ditën e pestë të presidencës së tij, dhe përfshin një paragraf që detyron sekretarin për Sigurinë Kombëtare të “bëjë publike një listë të plotë të veprimeve penale të kryera nga të huajt” në SHBA.

 

Presidenti nuk specifikon  nëse do të përfshihen vetëm krimet e kryera nga emigrantë të paligjshëm.

 

Urdhri i Trump është krahasuar me urdhrin e Hitlerit për hebrenjtë, i cili kishte si synim kultivimin e urrejtjes ndaj tyre.

 

SHPËRNDAJE