Deputeti Ben Blushi ka folur ditën e sotme në Kuvend me tone të ashpra ndaj BE-­së dhe qeverisë shqiptare për çështjen e ndezur në Veri të Kosovës. Blushi ka kritikuar BE-­në, duke i kërkuar të mbajë qëndrim për provokimet e serbëve në Veri të Kosovës. Blushi shigjetoi Ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati, duke thënë se diplomacia shqiptare ka qenë me e dobët këto dy vjet. Sipas tij, me afrimin e Ramës me Vuçiçin, Shqipëria është neutralizuar dhe nuk është më faktor në Kosovë. Blushi thotë se nëse ndryshojnë kufijtë në Ballkan, atëherë Shqipërisë i lind e drejta e imponuar që të bashkohet me Kosovën.

 

“Ata mendojnë se e kanë zbutur Shqipërinë. Ajo tashmë nuk është më faktor për Kosovën. Shqipëria është faktori më i dobët, në Kosovë, që po i ndihmon serbët. Unë kam propozuar një rezolutë. Nëse Kosova ndahet në Veri, pasoja duhet të ishte kjo: Bashkimi i Shqipërisë me Kosovën. Ky është i vetmi rezultat i arsyeshëm. Unë shpresoj që kjo, nuk ka për të qenë një fantashkencë. Nëse ka ndryshime kufijsh në Ballkan, Shqipëria ka rolin e vet. Parlamenti i Shqipërisë duhet të marrë një rol më të madh. Presioni i këtij parlamenti, do t’i ndihmonte kosovarët, për t’i bindur, së nëse serbët e Veriut të Kosovës kanë mbrapa tyre Serbisë, shqiptarët e Kosovë s’kanë prapa tyre Shqipërinë”, tha Blushi.

 

Ai foli edhe për rolin e dobët të diplomacisë shqiptare, e cila sipas tij ka pasur një axhendë personale.

 

“Shqipëria nuk e mori dot statusin e vendit kandidat. Kjo e ka rënduar peshën e Shqipërisë në Ballkan. Ne jemi në NATO por simbolikisht, s’kemi asnjë votë. Diplomacia jonë është pa plan, pa koherencë dhe totalisht i e personalizuar. Është dekor personal i kryeministrit. Në dy tri vitet e fundit çfarë kemi arritur ne? Diçka që s’na vlen. Kemi sheqerosur marrëdhëniet me Serbinë; kemi dobësuar marrëdhëniet me BE-­në; kemi luajtur ruletë ruse me SHBA-­të; kemi helmuar marrëdhëniet me Greqinë; kemi marrëdhënie kaotike me Maqedoninë. Duke qenë e dobët, Shqipëria sot s’ka mundësi ta ndihmojë Kosovën. Investimi i Ramës në Beograd sot nuk vlen”, tha Blushi.

 

SHPËRNDAJE