pisttaaHetimet treguan, që Elvis Pista nuk kishte armiq, të cilët ia donin vdekjen apo që mund ta vrisnin për shkak të hasmërisë së tij, nuk kishte armiq, që mund ta vrasnin për shkak të ndonjë borxhi, nuk kishte armiq, për shkak të zbulimit të ndonjë skandali sepse ai tashmë do të ishte kuptuar, sepse shqiptarët nuk i ruajnë aq gjatë fshehtësitë.
Ai as nuk humbi në politikë, që të mund të kishte humbur bastin apo investimet e miqve tek ai. Ai po ngjitej shpejt në politikë, shumë më shpejt, nse sa që mund ta besonte opinioni. Këtë mund ta kenë ndjerë edhe familjarët.
Ai ishte në kulm të ngazëllimit për fitore, dhe në rrugën e shpejt të ngjitjes në politikë.
Por, ai Pista, nuk i takonte “Pistës” së krimit politikë të instaluar në shtetin e Kosovës. Ai nuk ishte krijesë e SHIK-ut, ishte një figurë që mund ta bënte partinë e tij simpatike, edhe për të tjerët, jo vetëm për ata që i duartrokasin krimit, vjedhjes, mashtrimit, dhe krenohen me to.
Pista, po pretendonte një pistë të re për PDK-në. Një parti demokratike që do të shembëllente në më të mirën të mundshme për partinë dhe ndoshta për vendin, për shtetin.
“Kjo ngjitje e shpejt befasuese e Elvis Pistës, i tronditi kriminelët frikacak në PDK, kupolën e ish udhëheqësve të SHIK-ut. Kriminelët për nga natyra janë frikacak, dhe kjo i shtyn në veprime të papritura, dhe në vrasje edhe të njerëzve që ne i konsiderojmë të parëndësishëm”, thotë një burim i gazetës SHQIPTARI.EU.
Por, nuk është vetëm kjo sipas këtij burimi. Detaji tronditës është se ai u ekzekutua me urdhër të drejtuesve të PDK-së.
“Pista u vra me urdhrin e zyrtarëve më të lartë drejtues të PDK-së, i shtyrë nga frika se Pista po marshonte shpejt, dhe mund të kthehej në rival të fuqishëm për postet kyçe shtetërore. Kjo kupolë nuk lejon rival nga soji tjetër, njerëzit normal”, thotë për Gazetën SHQIPTARI.EU, ky burim i informuar mirë me dosjen e viktimës dhe të zyrtarëve të lart.
Për vrasjen e kandidatit për deputet të PDK-së nga Rahoveci, Elvis Pista, deri më tani nuk ka asnjë të dyshuar zyrtarisht, pavarësisht disa informaciineve për marrjen në pyetje të disa njerëzve.

Policia vazhdon të informojë se hetimet janë duke vazhduar. Ndërsa, shokët e të ndjerit thonë se ai asnjëherë nuk ka marr ndonjë kërcënim nga askush.
Edhe kryetari i komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi, nga PDK-ja ka deklaruar se Pista nuk ka pasur kërcënime.
Edhe pronari i restorantit, ‘Jaha Petrol’, në oborrin e së cilit është vrarë Pista, ka deklaruar se as rojet e këtij restoranti, e askush tjetër nuk ka dëgjuar ndonjë zhurmë e as nuk është parë ndonjë person i dyshimtë.
Elvis Pista posa kishte dal nga restoranti bashkë me bashkëshorten dhe shokun, i cili ishte po ashtu i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, është qëlluar në shpinë dhe ka marr katër plumba në një largësi pesë metërshe.
“Kjo është një vrasje e planifikuar shumë mirë. Vrasësi është fshehur pas një muri të restoranit dhe posa ka kryer vrasjen ka ikur nëpër arën që ishte e mbjellur. Kurse, ne si polici ende nuk i dimë motivet e vrasjes”, ka thënë policia.
Pista, i kishte fituar votat për t’u bërë deputet në Kuvendin e Kosovës.
Ai kishte shkuar në Rahovec në një festë familjare, kur është qëlluar katër herë në një parking veturash, të një restoranti në këtë qytet.
Pista ka qenë djali i vetëm i familjes, ka qenë i martuar dhe nuk ka lënë fëmijë.
Edhe familja Pista dyshon se vrasja ishte politike, dhe se çështjen mund ta dërgojnë në Gjykatën speciale.
Beatrisa Pista-Demiri, e cila beson se po punohet shumë në zbardhjen e vrasjes. Në prag të dy vjetorit të vrasjes, motra e ish-kandidatit të PDK-së për deputet Elvis Pista, ka deklaruar se vrasja e vëllait është shumë afër zbardhjes.
“Shumë mirë të gjithë e dinë se vrasja në njëfarë formë ka qenë hollivudine edhe e përgatitur shumë mirë. Aq e përgatitur në mënyrë profesionale sa që po del të jetë një kafshatë e madhe për hetuesit vendorë. Mund të them lirisht se janë duke punu shumë edhe pritet që së shpejti të zbardhet rasti”, ka thënë në muajin mars Pista-Demiri në emisionin ‘Perspektiva’ të Artvision. Ajo ka thënë se nuk janë të kënaqur me punën e prokurores Shpresa Bakija dhe po mendojnë që çështjen ta dërgojnë edhe në Gjykatën Speciale.
Pista-Demiri nuk e mohon mundësinë se vrasja mund të ishte politike.
Por, realisht ajo ka harruar se në Kosovë thuaja asnjë vrasje politike nuk është zbardhur, përfshirë edhe ato që i kanë bërë gati 18 vjet, dhe arsyet e moszbardhjes së vrasjeve janë të njëjta.
Kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës nga radhët e PDK’së, Elvis Pista u vra në mesnatën mes 14 dhe 15 qershorit rreth orës 00:45 në oborrin e restorantit “Jaha” në Rahovec

SHPËRNDAJE