Triumf dramatik i “ujkonjës”

Skuadra e Romës, pas humbjes së javës së kaluar si vendës nga Juventus, ka shënuar fitore në udhëtim kundër Udinezes së papërshtatshme me rezultat 2:1.

Në këtë ndeshje, e cila ishte e vlefshme në kuadër të xhiros 32 të Serie A në futboll, u zhvillua një futboll mjaft cilësor.

Pjesa e parë u takoi vendësve, të cilët patën raste të mira shënimi përmes Di Natale, Isla dhe Benati, por të cilët nuk u treguan preciz. Presioni i vendësve nuk vazhdoi edhe në pjesën e dytë, gjë të cilën e shfrytëzuan mysafirët duke shënuar golin e epërsisë në minutën 57 përmes kapitenit Françesko Toti.

Megjithatë, vendësit erdhën deri te goli i merituar në minutën 87, kur kapiteni i Udinezes dhe golashënuesi i parë i ligës Di Natale reagoi shkëlqyeshëm në asistimin e Koradi dhe barazoi në 1:1.


Por, ky nuk ishte rezultati definitiv i ndeshjes, pasi që në sulmin e fundit të takimit Toti me golin e tij të dytë i siguroi epërsinë e re romakëve dhe tri pikë të rëndësishme në luftën për vendin që siguron pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve.

Në ndeshjen tjetër Inter ishte më i mirë se sa Kievo me rezultat 2:0

Nesër:

Juventus – Gjenova

Bari – Katania

Bolonja – Napoli

Kalari – Bresha

Lacio – Parma

Palermo – Çezena

Sampdoria – Leçe

Fiorentina – Milan

Tabela: Milan 65, Inter 63, Napoli 62, Udineze 56, Lacio 54, Roma 53, Juventus 48, Palermo 43, Fiorentina 42, Kalari 42, Bolonja 40, Gjenova 39, Kievo 36, Katania 35, Parma 32, Sampdoria 32, Leçe 31, Çezena 30, Bresha 28, Bari 20.

SHPËRNDAJE