swknddd111Përgjegjësit e institucioneve të sigurisë në Kosovë vazhdojnë të flasin por të mos veprojnë. Këtë e dëshmon mosarrestimi i asnjë personi për aktet e fundit që kanë ndodhur midis kryeqytetit, Prishtinë, kur është goditur më Molotov deri godina presidenciale.

Edhe ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni, në një konferencë për media, ka dhënë deklaratë boshe, tashmë të ditur nga opinioni, se Policia e Kosovës është duke vazhduar hetimet intensive për identifikimin e personave të përfshirë në sulmet e bëra ndaj objekteve shtetërore.

“Sa i përket akteve të fundit të dhunshme kundër institucioneve të Kosovës, unë mund t’ju njoftoj se tashmë Policia e Kosovës ka disa pista të sigurta të hetimit dhe në asnjë mënyrë nuk do të nxitoj që me çfarëdo deklarate të ndërhyj në një proces hetues që e bën Polica e Kosovës, në mënyrë të pavarur dhe profesionale”, ka thënë Hyseni.

Por kreu i MPB-së, në vend të këtyre deklaratave është dashur të japë lajmin se institucionet e sigurisë, edhe pse me vonesë, kanë kapur përgjegjësit e akteve të ndryshme që po lëkundin sigurinë në vend.

Por këtë, siç pritej nuk e bëri, duke dhënë në vend të saj një deklaratë politike se instalimi i dhunës si mjet për arritjen qëllimeve politike është i papranueshëm. /tesheshi.com/

SHPËRNDAJE