immnbbImami dhe dijetari i njohur, njëherit kandidati potencial për president te Kosovës  prof.dr. Shefqet Krasniqi, ka vizituar Prekazin, pikërisht  tek familja Jashari në Skenderaj, vend ky i sakrificës më të madhe në historinë e Kosovës. “Pa iman dhe dituri s’ka as vatan as liri..Prekazi është gurë- themel i vlerave kombëtare e fetare ” ka tne n  dr.Krasniqi për agjencine e lajmeve “Presheva jonë” pas kthimit nga Prekazi .

 

 

Shefqeti, Fatmiri dhe Ademjashari i vogel te Adem Jashari i madhe ne Pekaz 

 

baciiccv“Presheva jonë” ka mesuar se bashkë me Shefqet Krasniqin në vizitë ka qenë edhe imami i njohur kosovar  Fatmir Latifaj, ku ky i fundit djalin e tij e ka emëruar Ademjashar

Sot me 13. 03.2016 Prekazin Historik e vizituan dy personalitete të dalluara të Republikës së Kosovës. Dy ish-ushtarë të devotshëm të UÇK-së dhe veteranë të luftës, fjala është për dy hoxhallarët dhe aktivistët e dalluar në shërbim të popullit e atdheut, hoxhë Dr. Shefqet Krasniqi dhe hoxhë Fatmir Latifaj. Këta dy hoxhallarë të nderuar vizituan familjen e Komandantit Legjendar, Adem Jashari, familjen Jashari ku u pritën ngrohtësisht nga kryefamiljari Bacë Rifat Jashari.

baciiiBacë Rifat Jashari falënderoi hoxhallarët për vizitën e po ashtu edhe për kontributin që këta të fundit po japin me përkushtim të rrallë për fe e atdhe.

Dr. Shefqet Krasniqi nga ana e tij e falënderoi Bacë Rifat Jasharin për kontributin që dha kjo familje legjendare si gjatë luftës po ashtu edhe gjatë paqes, në veçanti për unitetin e popullit dhe deklaratat frymëzuese që faktori politik, fetar e social të jenë sa më unik për të mirën e vendit dhe popullit. Në mes tjerash Dr. Krasniqi, në cilësinë e autorit, ia dhuroi Bacë Rifat Jasharit një nga librat e tij.

Bacë Rifat Jashari duke qenë i mirinformuar nuk la pa e uruar hoxhë Fatmir Latifajn për lindjen e djalit të cilin me krenari e emërtoi sipas emrit dhe mbiemrit të Komandantit Legjendar, ADEMJASHAR Latifaj.

Pas vizitës në familje hoxhallarët e nderuar vizituan edhe Kompleksin Memorial respektivisht Varrezat e Dëshmorëve në Prekaz ku u lutën për të rënët që Allahu t’i shpërblejë me Xhenet për kontributin dhe sakrificën e madhe që bënë./Presheva jonë

auto_1625765_1221147074580859_8027343099078254822_n1457901271

 

SHPËRNDAJE