Tiranë, 23 qershor -Qeveria shqiptare ka miratuar dje kuotat dhe tarifat për vitin akademik 2015- 2016. Kuotat për shqiptarët nga trojet jashtë kufijve të vendit ndahen ndërmjet kandidatëve shqiptarë nga Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Presheva, Bujanovca dhe Medvegja, njfotn korrespeondenti i agjencise s elajemeev “Presheva Jonë” nga Tiarana.
Janë 20 211 kuota që do të jenë në dispozicion të studentëve në institucionet publike të arsimit të lartë për këtë vit akademik në programet e studimeve të ciklit të parë, në programet e studimeve jouniversitare profesionale dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, me kohë të plotë.
Sipas vendimit të ekzekutivit, kuota të pranimeve të reja për programet e studimit të ciklit të parë, për programet e studimeve jouniversitare profesionale, si dhe për programet e integruara të studimit të ciklit të dytë janë 19 651; kuota për program të dytë studimi janë 200; kuota për transferim studimesh janë 300 dhe kuota për shtetasit e huaj janë 60. Kuotat e pranimeve të reja për programet e studimit të ciklit të parë, për programet e studimeve jo universitare profesionale, si dhe për programet e integruara të studimit të ciklit të dytë ndahen përkatësisht në 18 986 kuota për kandidatët brenda territorit të vendit; 600 kuota për shqiptarët nga trojet jashtë kufijve të vendit; 15 kuota për të verbrit; 20 kuotat për romët dhe ballkanoegjiptianët; 15 kuota për invalidët paraplegjikë e tetraplegjikë dhe 15 kuota për jetimët.Spas minsitriyse se arsimit, kuotat për shqiptarët nga trojet jashtë kufijve të vendit ndahen ndërmjet kandidatëve shqiptarë nga Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Presheva, Bujanovca dhe Medvegja. Sa i përket tarifave të studimit, vendimi saktëson se studenti i nënshtrohet vetëm një tarife vjetore shkollimi e cila ndryshon sipas degës por edhe nëse je për program të parë apo të dytë. Ndërkohë që në çdo program studimi, në ciklin e parë të studimeve me kohë të plotë, programet e studimeve jouniversitare profesionale dhe programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë me kohë të plotë, në vitin akademik 2015-2016, 3 studentët e vitit të parë, me rezultatet më të larta në plotësimin e kritereve të pranimit përjashtohen nga tarifa vjetore e shkollimit.
Autortet e Tiranës, rrespektivisht minsitria e arsimit në vendimin e marrë dje sqaron se pranimi i studentëve në institucionet publike të arsimit të lartë bëhet nëpërmjet parimit meritë – preferencë dhe kryhet në dy raunde (aplikimi me dy formularët, A2 dhe A3). Kuotat, që mbeten të parealizuara për çdo program studimi pas aplikimit me formularin A2, rishpërndahen nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, në bazë të propozimeve të institucioneve publike të arsimit të lartë, thueht ne fund t enjoftim nga minsitria e arsuimit shqiptar.