TIRANË, 23 gusht  -Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati priti sot në një takim përfaqësuesit politikë, lokalë dhe të shoqërisë civile nga Lugina e Preshevës. Gazetarja e agjencise se lajmeve “Presheva Jonë” ne Tirane e cila ndoqi ket vizite nga Presheva per se afermi ka njoftuar se në këtë takim u trajtuan problematikat e përditshme me të cilat përballet popullsia shqiptare e Luginës së Preshevës dhe zhvillimet e fundit politike në Serbi dhe në rajon.

 

Tirana bashkon lideret nga Lugina e Preshevës

Agjencia e lajemeve “Presheva Jonë” ka mesuar se para ketij takimi me sahfine dikplomâcise shqiptare z.Bushati, ne Preshevë kisha shkrtuar hallakamer duke u shytre s ekush te te shkoje e os t eshkojhe ne Tiranë apo kush te shkoj i pari.. Por Tiara zhyrfater ja kishte rtpere nje cung Preshvës me fjalet “bnes ena vini ose na vini gjithe bashk ose mos eni fare. Nuk ju duam te na vini si dhija e ujku pik e pese, por tok !” Due Presheve e kjuptoi ket serruiozitet te qverise shipatgre te cilet u detyruan te mblidhen dhe  te mbhsin gati nje autbus drtjet Tiranës per ta takuar  ministrin shqiuptar për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati.

Në qendër të diskutimit ishin të drejtat e shqiptarëve që jetojnë në Luginën e Preshevës dhe zhvillimet e tanishme në rajon.

Përfaqësuesit e Luginës paraqitën pikëpamjet e tyre edhe mbi zhvillimet e tanishme në rajon, veçanërisht mbi procesin e Dialogut Kosovë-Serbi.

Në këtë kontekst, ministri Bushati shprehu qëndrimin e Shqipërisë ndaj këtij procesi. Ai theksoi se Dialogu duhet të përmbyllet me një marrëveshje për njohje të ndërsjellë të të dy vendeve,

“Ne i qëndrojmë bindjes tonë se procesi i Dialogut duhet të përmbyllet me një Marrëveshje për njohje të ndërsjellë mes dy vendeve, që do të sillte jo vetëm normalizimin e plotë të marrëdhënieve mes tyre, por edhe do të ishte një garanci e fortë për stabilitetin demokratik të të gjithë rajonit”, tha Bushati, citon zyra e shtypit e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Ministri Bushati ritheksoi angazhimin për mbështetje të pakushtëzuar në adresimin e kërkesave të shqiptarëve në Luginë të Preshevës. Ai i siguroi liderët shqiptarë të rajonit se shteti shqiptar do të vijojë të kërkojë nga Serbia që shqiptarëve ‘t’u sigurojë të drejtat të baranarta me ato që i gëzojnë serbët në Kosovë.

“Është detyrim i drejtpërdrejtë i autoritetve serbe që të sigurojë përmbushjen tërësore të të drejtave për popullsinë shqiptare në Serbi, në respekt të angazhimeve që burojnë nga procesi i negociimit me Bashkimin Evropian, si edhe të normave të gjithëpranuara ndërkombëtare. Ajo çka kërkojmë nga Serbia për ju është të sigurojë as më shumë e as më pak se sa të drejtat që gëzojnë serbët në Kosovë”, u shpreh Ministri.

 

SHPËRNDAJE