Sipas një lajmi të postuar në All Things Digital, media eventi i madh i radhës nga Apple do të mbahet me 4 tetor dhe sipas të gjitha gjasave CEO i ri Tim Cook do të ketë rastin të shpalos modelin e shumëpritur iPhone 5.

Burime të afërta me situatën kanë theksuar se Cook do të jetë prezantuesi kryesore në këtë ngjarje, dhe në role përkrahëse do të jenë Phil Schiller, Scott Forstall dhe Eddy Cue. Kjo do të shënonte njëkohësisht edhe herën e parë që Cook në fakt ka udhëhequr një ngjarje të Apple, duke shtuar kështu një dozë të re rëndësie ndaj rolit të tij.

Burimet e faqes së All Things Digital kanë thënë se gjenerata e ardhshme e iPhone do të jetë në ofertë për tu blerë brenda javëve të ardhshme, natyrisht pasi të jetë bërë publikimi zyrtar i tij. Por në anën tjetër All Things Digital ka theksuar se data e saktë e kësaj shpalosjeje apo ngjarjeje ka gjasa të ndryshojë. E si zakonisht ju e dini vendin në shqip se ku duhet të informoheni për teknologji për të kuptuar më të rejat. /pcworldalbanian

SHPËRNDAJE