Nikola Dejanovic 23 vjeçar me nacionalitet serb, është therur me thikë rreth orë 3 pas mesnatës në fshatin Prilluzhë të Vushtrrisë. Ai thuhet se ka marrë disa therje në gjoks e shpinë.

Siç raporton radio ‘Kim’, Policia e Kosovës (duke e cituar majorin e PK’së, Nysret Mehmeti) tashmë ka informacione për personin që dyshohet se theri Dejanovicin.

“Kemi informacione për personin që dyshohet se ka kryer këtë vepër penale. Sipas informatave tona, ai është shqiptar”, citon radio “Kim” majorin Mehmeti.

Motivi i sulmit ende nuk dihet dhe se ai do të përcaktohet në rrugë hetimore.

SHPËRNDAJE