Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ia ka bërë me dije Serbisë se nuk do të ketë rishkrim të historisë dhe se Beogradi zyrtar duhet të pranojë realitetin.

Ai gjatë fjalimit të tij në Këshillin e Sigurimit të OKB-së ka dalë me shifra të masakrave serbe gjatë luftës në Kosovë, duke thënë se asnjë nga kryesit e këtyre vrasjeve, serb, nuk janë dënuar dhe akuzuar.

“I pëlqen dikujt apo jo, shteti i Serbisë në konfliktin e Kosovës ka vrarë 13.500 civilë shqiptarë. Aparati shtetëror i tyre kanë dhunuar rreth 20 mijë femra shqiptare. Për 13.500 civilë shqiptarë të vrarë asnjë i akuzuar dhe as i dënuar. Një milion shqiptarë të dëbuar me dhunë nga shteti i Serbisë. 40 për qind e infrastrukturës në Kosovë u dëmtua. 400 maskara kundër shqiptarëve, asnjë i akuzuar apo i dënuar. Vetëm në Izbicë 160 të vrarë, pleq, gra, fëmijë. Në Krushë 250 civilë të vrarë. Askush i akuzuar dhe i dënuar. Në Mejë 860 njerëz të vrarë, asnjë i akuzuar dhe i akuzuar. Në Studime 116 të vrarë. Vazhdojmë me Reçak, Rezallë e Obri e masakra të tjera. Në Serbi asnjë serb nuk është dënuar për masakrat në Kosovë”, ka thënë presidenti Thaçi.

“Edhe pse ishim viktimë, e theksoj se disa prej luftëtarëve të Kosovës, kanë kaluar nëpër procedurat e drejtësisë, të NUMK-ut, Hagës, EULEX-it. Kosova duke dashur të besoj në drejtësi dhe në të vërtetën, në partneritet me bashkësinë ndërkombëtare, e ka themeluar vet Dhomat e Specializuara”, tha Thaçi.

“Sot në Kosovë më shumë shqiptarë ka të dënuar për krime lufte se sa serb, ndërsa në Serbi asnjë nuk është dënuar për spastrimin etnik dhe masakrat e kryera në Kosovë”, tha presidenti Thaçi në fjalën përmbyllëse në Këshillin e Sigurisë

Presidenti Thaçi para liderëve botëror ia ka numëruar Serbisë disa krimet e luftës.

“Meqë u përmendën gjërat jo të qendrueshe, atëherë dua t`I numëroj disa fakte. I pëlqen dikuj apo jo shteti i Serbisë në konflikitn e Kosovës ka vrarë 13 mijë e 500 civil shqiptarë të vrarë. Për 20 mijë femra shqiptare të dhunuara asnjë i akuzuar dhe asnjë i dënuar. 400 masakara kundër shqiptarëve, asnjë i akuzuar e lëre më i dënuar. Vetëm në fshatin Izbicë 160 të vrarë. Në Krushë 150 civilë të vrarë gra pleq fëmijë, 60 të pagjetur asnjë i dënuar as i hetuar dhe askush i dënuar. Vazhdojmë në Reqak, Rezall, Obri e fshatra tjera“, ka thënë Thaçi,

SHPËRNDAJE