Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj bashkë me delegacionin e tij kanë shkuar të hënën në Bruksel për t’u takuar me zyrtarët e lartë të BE-së.

Në takimi ishte paraparë që të diskutohet për kriteret politike, ekonomike, bashkëpunimin dhe zbatimin e Marrëveshjes për Stabilizim-Asociim.

Nga delegacioni i Kosovës bashkë me Haradinajn kanë shkuar edhe zëvendëskryeministri, Enver Hoxhaj, së bashku me ministrat Behgjet Pacolli dhe Dhurata Hoxha.

Résultat de recherche d'images pour "haradinaj bruksel"Haradinaj do të përballej me BE-në edhe për taksën e vendosur ndaj Serbisë. Aty kanë qenë prezent zyrtarja e Lartë e BE-së, Federica Mogherini si dhe komisionari Johannes Hahn.

Pikërisht këta dy përfaqësues të BE-së të dielën kishin hedhur firmën në një letër për Haradinajn, ku kërkohej heqja e taksës ndaj Serbisë, në këmbim të largimit të emërimit “UNMIK” për Kosovën në CEFTA.

Qeveria Haradinaj kishte refuzuar të jepte ndonjë qëndrim më të detajuar lidhur me këtë letër, por kishin përsëritur se taksa qëndron dhe qëndrimet e Qeverisë janë ato të deritashmet.

Por, gjatë takimit ndodhi ajo që nuk pritej. Konferenca për media u anulua dhe takimi u ndërpre për shkak të tensioneve brenda takimit mes kryeministrit Haradinaj dhe zyrtares Mogherini. Kjo përplasje erdhi për shkak se Haradinaj nuk lëshoi pe për taksën dhe ia kundërshtoi në dy idenë e Thaçi për prekje kufijsh.

“Kushdo që flet për kufijtë, territorin, apo çfarëdo korrigjimi tjetër për vendin tim, është armiku ynë”, ka thënë Haradinaj gjatë takimit.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kritikuar qasjen e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës, në takimin që delegacioni i Qeverisë së Kosovës mbajti sot me zyrtarë të BE-së në kuadër të Këshillit të MSA-së.

Këto zhvillime në Bruksel, i kanë komentuar për “Bota sot” njohës të rrethanave politike.

Bytyçi e quan të guximshme gjuhën e kryeministrit Haradinaj në Bruksel, të rrallë e të pazakontë, por pozitive. Sipas tij Haradinaj është djegur njëherë me Çakorrin dhe nuk lejon që të përsëritet gabimi i tillë, të cilin e quan mashtrim të Thaçit.

“Duket se Mogherini nuk është mësuar me kundërshti. Duket se ajo ka mundur që e udhëheqësit e tjerë ballkanikë të sillet me arrogancë dhe këta të mos mundnin ta kundërshtonin. Nuk po flas për Hashim Thaçin e Edi Ramën, para të cilëve ajo ngrihet në majë të gishtave për t’u dhënë një puthje! Sepse të tre këta kanë të njëjtin qëndrim, të njëjtat shije e bëjnë të njëjtin shërbim ndaj Serbisë dhe Rusisë! Ramush Haradinaj u shfaq ndryshe. Në mbrojtje të interesave të Kosovës. Në atë takim ai i tha Mogherinit troç: “Kushdo që flet për kufijtë, territoret, apo ndonjë korrigjim tjetër të vendit tim, është armiku ynë!”. Kjo frazë i adresohej drejtpërdrejt Mogherinit por edhe Edi Ramës dhe Hashim Thaçit! D.m.th këta të tre të cilët flasin për korrigjimin e kufijve ose ndarjen e Kosovës konsiderohen prej kryeministrit të këtij vendi si armiq!..” kas sdtjur dr.Bytyçi

Prof. Bytyçi thotë se Haradinaj po duket se është i pakompromis në luftën e presioneve të Serbisë, e këtu i ndihmon edhe mbështetja e Amerikës.

SHPËRNDAJE