Presidenti i vendit, Hashim Thaçi pas takimit me Ekipin Negociator, në një konferencë për media ka thënë se dokumenti të cilin ua ka dorëzuar Ekipit Negociator përfshinë sfondin e fazës përfundimtare të dialogut

“Në këtë dokument janë të paraqitura pozicionet e përgjithshme të palës kosovare në takimet e zhvilluara me përfaqësuesit e BE në Bruskel. Në këtë dokument përfshihen edhe vërejtjet , sugjerimet që kemi dhënë ne si zyre e presidentit që do të jenë të rëndësishme për shfrytëzim nga Ekipi Negociator…gjithashtu ky dokument informues përfshinë çështje specifike të diskutuara në fazën përfundimtare si: të pagjeturit, personat e zhvendosur, trashëgimia kulturore, çështja e pronave, të drejtat e minoriteteve dhe komuniteteve jo shumicë, kthimi i artefakteve arkeologjike dhe etnologjike, është kërkuar që të gjitha marrëveshjet e arritura gjatë fazës teknike dhe politike të dialogut të implementohen si pjesë e marrëveshjes gjithëpërfshirëse, zbatimi i kësaj marrëveshje në përgjithësi etj”, ka thënë Thaçi.

Presidenti Thaçi ka theksuar se synimi i të gjithëve është arritja e një marrëveshje gjithëpërfshirëse, ligjërisht obliguese në rrafshin ndërkombëtar që garanton anëtarësimin në OKB, njohjen nga Serbia.

“Marrëveshja gjithëpërfshirëse nënkupton se nuk do të ketë kurrë më luftë mes Kosovës dhe Serbisë, do të ketë kufij sipas standardeve Evropiane dhe Kosova do të jetë multientike e nuk do të jetë e ndarë në baza etnike”, tha Thaçi, duke shtuar se beson se diçka e tillë pavarësisht vështirësive të mëdha do të arrihet.

Presidenti shtoi se vazhdon të besoj edhe më fuqishëm se herat e tjera që në marrëveshjen përfundimtare do të përfshihen Presheva, Medvegja dhe Bujanovci

“Unë vazhdoj të besoj më fuqishëm se herat tjera që në marrëveshjen përfundimtare do të kemi përfshirjen e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit me Kosovën, dhe garantoj se edhe veriu i Mitrovicës , Gazivoda edhe Trepça do të jenë pjesë e Kosovës”, tha Thaçi, duke hedhur poshtë siç tha ai të gjitha spekulimet e deritashme rreth kësaj çështje.

Thaçi theksoi se në këtë fazë beson në mbështetjen e plotë të SHBA-ve dhe punën e Bashkimit Evropian.

Presidenti bëri të ditur se gjatë këtij takimi ka informuar kryeparlamentarin Kadri Veseli dhe Ekipin Negociator për letrën të cilën ia ka dërguar presidentit amerikan Donald Trump.

“E informova kryeparlamentarin Veseli dhe Ekipin Negociator për letrën që i dërgova presidentit Trump, ku i ritheksova zotimin tonë për të qenë pjesë e dialogut, dhe përkushtimin maksimal për arritjen e marrëveshjes me Serbinë”, u shpreh Thaçi, duke i falënderuar të gjitha shtetet që po ndihmojnë Kosovën në këtë periudhë.

Thaçi: Do t’i përgjigjem nëse më vjen kërkesa nga Gjykata Speciale

Presidenti Hashim Thaçi ka njoftuar se ka ofruar ekipin negociator dokument informues përfshinë sfondin e dialogut Kosovë-Serbi.

Ai në një konferencë për media ka thënë se në këtë dokument përfshihen edhe vërejtjet, sugjerimet, që do të jenë të rëndësishme për shfrytëzim për ekipin negociator.

“Kam ofruar informatën e nevojshme, të përgatitura nga Zyra e Presidentit, një dokument informues për ekipin shtetëror me qëllim të të ndihmojë ata për përgjegjësitë që i kanë marrë. Siç edhe keni diskutuar më herët, ky dokument informues përfshinë sfondin e dialogut Kosovë – Serbi, takimet në Bruksel. Gjithashtu, në këtë dokument përfshihen edhe vërejtjet, sugjerimet, që do të jenë të rëndësishme për shfrytëzim për ekipin negociator”, tha ai.

Derisa u ndal edhe te synimi që ka pala kosovare në këtë dialog.

“Ky dokument informues përfshinë çështje specifike, si për personat e pagjetur, pastaj çështja e personave të zhvendosur, për të vazhduar me trashëgiminë kulturore, të drejtat e komuniteteve jo shumicë, kthimi, bashkëpunimi ekonomik infrastrukturor. Synimi i palës kosovare mbetet të në javët dhe muajt e ardhshëm të arrijë një marrëveshje ligjërisht të obligueshme, që nënkupton se nuk do të ketë më kurrë luftë në mes të Kosovës dhe Serbisë. Nuk do të ketë kufij në baza etnike. Unë besoj se diçka e tillë me vështirësi shumë të mëdha mund të arrihet…. Kosova nuk duhet të vendosë pengesa për dialog. Ne duhet të formojmë raporte të mira me miqtë tanë. Serbia meriton edhe përtej taksës, meriton ndëshkim për ato që i ka bërë. Por ne duhet të shikojmë më larg sesa politikat momentale. Prandaj, ne duhet të jemi kudo që janë ShBA dhe Bashkimi Evropian”, tha ai.

Sipas tij, shteti i Kosovës cenohet vetëm kur ne cenojmë raportet me ShBA-të.

“Shteti i Kosovës cenohet vetëm kur ne cenojmë raportet me ShBA-të, qoftë ministër apo kushdo që të jetë. Kosovës, as liria dhe as pavarësia nuk i nevojiten pa mbështetjen amerikane. Dua të theksoj se gjithmonë duhet të kërkojmë fajin dikur tjetër. Serbia është kundërshtare e jona. Në vend të ankesave ne duhet të punojmë me vendet perëndimore. Përderisa nuk kemi marrëveshje do të ketë probleme”

Ai tha se nëse do t’i vije një kërkesë nga Gjykata Special do t’i përgjigjet.

“Unë së pari dëshiroj t’i falënderoj të gjithë ata që iu kanë përgjigjur ftesave për intervistim. Nëse vjen një kërkesë e tillë për mua, do t’i përgjigjem me transparencë të plotë dhe i ftoj edhe të tjerët që të përgjigjen”, u shpreh ai.

Ai ka komentuar edhe grevën e SBASHK-ut.

“Unë i kuptoj mendimet e Qeverisë të Kosovës. Unë nuk i mbështes vendimet e njëanshme por janë njerëz me të cilët kam punuar, nëse ulesh me ta merresh vesh”, u shpreh ai.

Thaçi në konferencë pas takimit me kryesuesit e Ekipit Negociator 

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pas takimit me kryesuesit e Ekipit Negociator, po mban konferencë për gazetarë.

SHPËRNDAJE