Janë mbushur gati 13 vjet qyshkur shqiptarët etnikë të Kosovës, të mbështetur nga NATO, e mundën Serbinë. Tash, sërish, Ballkani perëndimor është i tensionuar. Serbia, ende e mllefosur për shpalljen e njëanshme të pavarësisë së Kosovës në vitin 2008, është akuzuar se ka inkurajuar serbët etnikë që jetojnë në Kosovë, e sidomos në zonat me shumicë serbe në dhe rreth qytetit të Mitrovicës, të votojnë në zgjedhjet parlamentare të Serbisë më 6 maj. Kosova e quan këtë si një akt kundër sovranitetit të saj dhe është ankuar se Serbia po përpiqet të rishkruajë kufijtë e vendeve të tyre. NATO ka dërguar 700 trupa shtesë në Kosovën veriore për të ndihmuar në zbutjen e situatës.

Në mes të krejt këtij tensioni, kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, i cili gëzon popullaritet në vend, u nis në një udhëtim miqësor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ish lideri politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës u takua me Sekretaren e Shtetit, Hillary Clinton dhe Nënkryetarin Joe Biden, si dhe me investues potencialë për Kosovë. Në ditën e tij të fundit para se të kthehej në vend, ai u intervistua nga Time.com dhe Roads and Kingdoms për të biseduar rreth pavarësisë, Serbisë dhe NATO-s.

Pyetje: A keni ndjerë pak zhgënjim që nuk jeni takuar me Presidentin Obama?

Kryeministri Thaçi: Absolutisht jo. Unë kam ardhur këtu në bazë të një ftese zyrtare nga Zëvendëskryetari dhe Sekretarja e Shtetit dhe se kisha takime zyrtare të caktuara vetëm me ta. Kështu që po kthehem me bindje të plotë se mbështetja e Shteteve të Bashkuara për Kosovën do të mbetet e paluhatshme.

 

Sa është e rëndësishme kjo mbështetje për aspiratat tuaja në Kosovë?

Kryeministri Thaçi: Është e rëndësisë parësore për shkak të aspektit politik, por po ashtu edhe për arsye të pranisë ushtarake brenda NATO-s. Por tash, angazhimi im është si të shtohet kjo prani në një mënyrë tjetër, duke sjellë investues të rinj amerikanë në Kosovë.

Nëse një republikan fiton në zgjedhjet presidenciale të vitit 2012 në Amerikë, a prisni nivel të njëjtë të mbështetjes?

Kryeministri Thaçi: Unë nuk do të lidhja aspiratat tona, vlerat tona, me partinë në pushtet këtu, qofshin ata demokratë apo republikanë.

Mediat serbe e kanë quajtur thirrjen tuaj për bashkimin e të gjithë shqiptarëve në një vend si “thirrje për luftë.” A duhet të merakosemi për konflikte të reja ushtarake në rajonin tuaj?

Kryeministri Thaçi: E them me siguri dhe vendosmëri se kohërat e luftërave në Kosovë dhe në Ballkan kanë perënduar. Dhe e tëra për çka unë luftoj është të ruajmë integritetin dhe sovranitetin e Kosovës si një vend i pavarur, por me kufij të hapur dhe të integruar plotësisht në BE dhe NATO.

A do t’i bashkohej Kosova Shqipërisë, sidomos në proceset e ardhshme?

Kryeministri Thaçi: Ne do të jemi së bashku brenda familjes evropiane, por si shtete të pavarura.

Pse shihet shtrirja e zgjedhjeve serbe në veriun e Kosovës më 6 maj si kërcënim?

Kryeministri Thaçi: Qëllimi i Serbisë të organizojë zgjedhjet e veta brenda territorit të një vendi sovran është një shkelje e plotë e kushtetutës sonë. Në asnjë rrethanë nuk do të lejojmë Serbinë të organizojë zgjedhje në tokën e Kosovës.

Ju keni thënë se nëse kufiri juaj verior rishkruhet për të përjashtuar zonat me shumicë serbe, atëherë do të duhej të rishkruhej edhe kufiri me Maqedoninë për të përfshirë zonat e shqiptarëve etnikë në Kosovë.

Kryeministri Thaçi: Para së gjithash, nuk do të ketë kërcënime për ndarje të territorit të Kosovës, nuk do të ketë këmbime të territoreve dhe nuk do të ketë autonomi speciale në Kosovën veriore. Megjithatë, nëse dikush në Bruksel ka dalë me këtë ide për ndryshim të kufijve, atëherë kjo nuk do të ndalet vetëm në Kosovë ose në vendet fqinje. Do të vazhdojë në mbarë Ballkanin Perëndimor. Do të prekte të paktën gjashtë shtete.

 

A është ky kërcënim për ndryshim të kufijve?

Kryeministri Thaçi: Jo, është realitet. Secili shtet në rajon e ka nga një Mitrovicë të vogël brenda.

Sa janë të integruar serbët dhe shqiptarët në Kosovë: a martohen mes vete, a jetojnë në të njëjtat ndërtesa?

Kryeministri Thaçi: Duke pasur parasysh atë që ka bërë Serbia ndaj shqiptarëve të Kosovës gjatë luftës, pas ushtrimit të atij lloji të gjenocidit, nuk do të thosha se ekziston një dashuri e flaktë mes dy komuniteteve. Megjithatë, është jetike të theksohet se të dy komunitetet kanë vullnetin dhe dëshirën të jetojnë së bashku pranë njeri tjetrit. Kjo është duke u përmirësuar.

A ishit të përfshirë, ose a ishit në dijeni, në skemën e trafikimit të organeve [gjoja për organet e marra nga të burgosurit e ekzekutuar serbë dhe të shitura në tregun e zi] , me çka ju lidh një raport nga Këshilli i Evropës?

Kryeministri Thaçi: Ky është një raport fiktiv të cilin askush nuk mund ta besojë. Akuzat janë false, asgjë si kjo nuk ka ndodhur ndonjëherë. Ne nuk kemi asgjë për të fshehur, ne kemi ftuar një ekip hetuesish të BE-së për të kryer punën e tyre dhe për të zbardhur të vërtetën.

Në luftën time për lirinë e vendit tim, për lirinë e njerëzve të mi, unë kam pasur shumë kundërshtarë. Gjatë 25 vjetëve të fundit, unë kam qenë i arratisur dhe i ndjekur nga Serbia. Mund të them se kam qenë cak i Serbisë që nga fëmijëria ime. Dëshiroj që e tërë kjo t’i përkasë së kaluarës, dhe e ftoj secilin të përqendrohen në çështje konkrete dhe të mos humbasin kohë me përralla fiktive.

Megjithatë, kjo është një barrë e rëndë dhe e barrë e padrejtë për Kosovën. Dhe është një çështje e vështirë për mua personalisht, një çështje e vështirë për familjen time dhe djalin tim, kur më duhet të ballafaqohem me këto akuza të paimagjinueshme.

Kur do të anëtarësohet Kosova në NATO?

Kryeministri Thaçi: Ne jemi të gatshëm [qeshet]. Së pari do të mundohemi të anëtarësohemi në Partneritetin për Paqe të NATO-s, me synimin e qartë që në një fazë të mëvonshme, pasi që t’i përmbushim kriteret, të bëhemi anëtar me drejta të plota i NATO-S.

Roads and Kingdoms, një revistë e re për korrespondencë ndërkombëtare ka kryer këtë intervistë në bashkëpunim me Time.com.

…………………………………………………

Researching Kosovo in connection with Roads & Kingdoms’ interview with Kosovo’s Prime Minister Hashim Thaci, I came across this picture of the OG Kosovo freedom fighter Azem Galica (d. 1924) and his wife Shote Galica.

They both fought against the Kingdom of Yugoslavia from their base in the Drenica Valley in central Kosovo (the location, 75 years later, of the brutal war documentary The Valley). Vastly outnumbered and outgunned, Azem was killed in Drenica. His wife continued to lead troops after his death.

The debate ain’t likely to end about whether the ethnic Albanians who fought to make Kosovo independent throughout the last century were freedom fighters or just nationalists with rifles: the war of 1999 was too intimate and too brutal for any easy answer. But perhaps Serbs, Roma, Turks and Albanians alike can agree with me that this look—from the boots to the ceremonial scabbard to the iPod headphones—is something that all warrior-couples can aspire to. —NT

SHPËRNDAJE