Ditët e strukturave kriminale në veri janë të numëruara

Në seancën e sotme plenare të Kuvendit të Kosovës, kryeministri Hashim Thaçi ka njoftuar deputet për aksionin policor që forcat e ndjekjes kanë zhvilluar sot në veri.

Ai tha se janë konfiskuar evidenca te rëndësishme por edhe armë të ndryshme që janë përdorur në veprimet e strukturave kriminale. Organet e drejtësisë tha kryeministri Thaçi, kanë përgatitur edhe një numër të kallëzimeve penale kundër një numër personash që kanë cenuar sovranitetin e Kosovës tash e 12 vite.

Kryeministri, Hashim Thaçi, po ashtu ka akuzuar sot përsëri Beogradin zyrtar se qëndron prapa strukturave kriminale në veri të vendit. Ai tha se sipas të dhënave të institucioneve të rendit të Republikës së Kosovës, rezulton se këto strukturat kriminale po shndërrohen në struktura paramilitare. Ditët e këtyre strukturave, tha kryeministri Thaci, janë të numëruara, ndërsa i bëri apel Beogradit të mos strehoje vrasësit e policit të Kosovës dhe të respektojë fletë arrestet ndërkombëtare.

SHPËRNDAJE