Të shtunën më 3 shtator, në kampin Villaggio Italia të KFOR-it në Pejë, do të zhvillohet ceremonia zyrtare dhe nënshkrimi i marrëveshjes së dorëzim pranimit të gjithë kufirit me Malin e Zi nga KFOR-i tek Policia e Kosovës (PK).

Komandanti i KFOR-it, Erhard Buler do të marrë pjesë në ceremoni së bashku me Ministrin e Punëve të Brendshme të Kosovës dhe Ministrin e Punëve të Brendshme të Malit të Zi, shefin i misionit të EULEX it dhe Drejtori e Policisë Kufitare të Policisë së Kosovës (PK).

SHPËRNDAJE