Në intervistën e tij të gjatë dhënë gazetës “Epoka e Re”, kryeministri Hashim Thaçi ka thënë se do ta votonte Adem Demaçin për president të Kosovës.

“Si qytetarë me mendje, shpirt dhe zemër do ta votoja Adem Demaçin për president të Republikës së Kosovës në rast se qytetarët do të vendosnin me votën e tyre”, ka deklaruar Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi në një intervistë për Epokën e Re.

Sipas Thaçit, ai si kryetar i PDK-së do t’i respektojë vendimet e organeve të partisë për kandidatin përkatës për president.

Thaçi ka komentuar edhe politikën e Isa Mustafës duke thënë se ‘Isa po i fyen qytetarët e Prishtinës’, prandaj sipas Thaçit kryetari i LDK-së e ka rrëzimin e sigurt nga pushteti dhe atë shumë shpejt.

SHPËRNDAJE