Marshimit në sheh të komunitetit LGBT i është bashkuar edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. Ai gjatë qëndrimit në shesh ka thënë se janë këtu për te ecur me të gjitha ata që kanë dal nw këtë vend. Derisa bëri të ditur se te drejtat e LGBT janë të garantuara me Kushtetutë.

13223673-10156868841215335-1073655812-o_1463477760-6244623“Në Kosovë secili mund të dashurojë secilin. Kosova me kushtetutë u jep të drejtë të gjithëve të kenë jetën e tyre. Çdo qytetarë i vendit i ka të drejtat e tyre dhe këto të drejta ata duhet t’i shfrytëzojnë”, ka thënë Thaçi.

Thaçi ka thënë se Kosova është evropiane dhe të gjitha të drejtat e çdo komuniteti janë të garantuara.

“Unë ndihem i lumtur si president por edhe si qytetar që së bashku jam këtu me ministra dhe ambasador. Jemi këtu për të bërë ecjen e solidaritetit për këta njerëz që janë mbledhur këtu. Kosova është evropiane dhe të gjitha të drejtat e çdo komuniteti janë të garantuara dhe sot jemi këtu për t’i afirmuar këto të drejta”.

“Jemi këtu për të konfirmuar te drejtat e komunitetet LGBT”, ka thënë Presidenti Thaçi.

SHPËRNDAJE