ldkgenneLDK është vlerë, është qëndresë e cila ngriti në sipërfaqe vlerat më sublime të shoqërisë sonë, që buronë nga tradita – solidariteti, besa, bashkimi dhe pajtimi ndërmjet njerëzve.

Nëndega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjenevë ka shënuar 26 vjetorin e themelimit të saj.

Pjesë e kësaj ceremonie ishin edhe anëtarët e kryesisë së LDK-së deputeti Anton Quni dhe kryetari i Vitisë Sokol në Gjenevë.

‘‘Te pranishëm në ketë takim ishin edhe kryetari i Degës së LDK-së në Zvicër z. Haki Latifi, i shoqëruar nga nënkryetari z. Arif Baftiu, anëtari i kryesisë z. Zeqir Gjukaj, nga nëndega e Solothurnit ishin z. Ahmet Kosumi kryetar, z. Mustafë Beluli , sekretar si dhe nga nëndega e e LDK-së në Burgdorf z. Ramiz Gashi anëtar i kryesisisë dhe veprimtarët e LDK-së z. Mirash Hajdaraj dhe z. Tahir Shabani etj.

Nga Kosova këtë takim e nderoj me pjesmarrjen e saj edhe publicistja z. Afërdita Morina-Biffar, anëtare e kryesisë së Degës së LDK-së në Prizren.

Në emër të nëndegës së LDK-së në Gjenevë mysafirët i përshëndeti duke i dëshiruar mirëse ardhje kryetari i kësaj nëndege z. Ismet Mjaki.

Z. Mjaki gjatë përshëndetjets ndër të tjera tha se vërtet ndihet sot i nderuar me nderimin që ju bë kësaj nëndege ku edhe ka simbolikën e shënimit të 26 vjetorit të themelimit të kësaj Nëndege.

Këtë nëndegë me nga një fjalë rasti e uruan edhe mysafirët; z. Anton Quni, z. Sokol Halit, z.Afërdita Morina-Biffar dhe z. Haki Latifi duke përgëzuar për kontributin e dhënë gjatë këtyre 26 viteve si dhe uruan për lajmet e mira që mori Kosova gjatë këti muaji siq ishin MSA-ja, liberalizim i vizave, pranimi Kosovës në UEFA dhe FIFA si dhe përgëzuan për ruajtjen e traditës së organizimit dhe kultivimit të filozofisë politike të Presidenti historik Dr. Ibrahim Rugova. Sepse, LDK është vlerë, është qëndresë e cila ngriti në sipërfaqe vlerat më sublime të shoqërisë sonë, që buronë nga tradita – solidariteti, besa, bashkimi dhe pajtimi ndërmjet njerëzve.

Në fund kryetari i nëndegës së LDK-së në Gjenevë nderoj me mirënjohje këta veprimtarë: Z. Anton Qunit, Z. Sokol Halitit, z. Haki Latifi, Arif Baftiu, Ibrahim Syla, Ajet Avdyli, Heroit Agim Ramadani(pas vdekjës), Familjës së Heroit Agim Ramadani, Agim Fejza, Xhavit Islami, Hajrush Sadiku dhe Menderes Ramadani.

Pas këti takimi simbolikë të gjithë të pranishmit së bashku shkuan për të nderuar manifestimin tradicional ” Ditët e Agimit” kushtuar Heroit të popullit Agim Ramadani-Katana organizuar nga Shoqata “Zhegra” me seli në Gjenevë’’, thuhet në njoftimin për media të sektorit për informim të nëndegës së LDK-së në Gjenevë./A.M.ldkge

SHPËRNDAJE