Një i ri nga qyteti i Korçës që deri dje dilte dhe lypte në rrugë, tashmë për shkak të izolimit, bën thírrje që ta ndihmojë qeveria. Në një video që është siguruar dhe nga Faxweb, i riu, Klement Milori shprehet se ka probleme me sytë, dhe nuk merr asnjë lloj ndihme nga shteti.

Ai thotë se deri dje mbahej nga paratë që i jepnin në rrugë, por tashmë ka ardhur momenti që dhe ai të ndihmohet.

“Kryeministër Edi Rama, unë që po të fjalos jam Kelment Milori nga Korça, jam fukara, rri rrugëve dhe kërkoj ndonjë lekë, rregullat i zbatova siç i kërkoi qeveria, rri brenda. Njerëzia më ndihmon nga një çikë, po dua ndihmë nga qeveria, nga ty personalisht, ndonjë punë të lehtë se kam mbetur shumë keq.

Nuk shikoj mirë nga sytë, të më blinit të paktën ndonjë palë syze. Ne që jemi kështu të na japin ndonjë kemp për sytë. Më dërgo ndonjë njëmijë lekë o Edi Rama, të uroj të rëntë koronavírusi ishalla nëse nuk më ndihmon”, shprehet i riu në video.

SHPËRNDAJE