Adriatik Krasniqi, nipi i ish-kandidatit të VV’së për deputet, njëherit ish-ushtar i UÇK’së, Gani Krasniqi, ka thënë se do të dorëzojë librezën e partisë, pas deklaratave skandaloze që i bëri Shkëlzen Gashi, këshilltari i Kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.


Përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook, ai ka bërë të ditur se përveç shkarkimit, Gashi duhet të dërgohet në prokurori dhe të merret në pyetje për deklaratat e tij.

Tutje ai ka thënë se do ta dorëzojë librezën e Lëvizjes Vetëvendosje, pjesë e cilës ishte deri tani.

“Pas një deklarate të tmerrshme të Shkelzen Gashit kundër UÇK’së, unë anëtar i VV’së kërkoj jo vetëm shkarkimin e këshilltarit të Kurtit, por që të ftohet në prokurori dhe të merret në pyetje. Përndryshe, un do ta dorëzoj librezën e partisë sime”, ka thënë ai, shkruan Gazeta Metro.

Ndërkaq, vlen të theksohet se Shkëlzen Gashi dy ditë më parë bëri një deklaratë skandaloze për media, ku akuzone UÇK’në se ka vrarë mijëra civil të pafajshëm serb.

Nuk kaloi shumë, ky i fundit u bë pjesë edhe e mediave serbe të cilat shkruanin se ‘Këshilltari i Kryeministrit akuzon UÇK’në për krime të luftës’.

Pas kësaj, Kryeministri në detyrë, Albin Kurti konfirmoi se e ka liruar nga detyra Gashin, por pa e thënë asnjë fjalë rreth luftës së ushtarëve të Kosovës.

Ndryshe, dje një pjesë e madhe e vendit iu përgjigjen protestës nga ballkonet, ku janë lëshuar këngë për UÇK’në, në formë pakënaqësie ndaj deklaratave të zyrtarit shtetëror.

SHPËRNDAJE