Gjykata Speciale në Beograd, më 21 janar shqiptoi dënimin për nëntë anëtarët e të ashtuquajturit “Grup i Gjilanit” me 101 vjet burg. Kjo gjykatë për krime lufte ka deklaruar se të akuzuarit kanë marrë pjesë në periudhën e vitit 1999 në krimet e grupit për vrasjen e 80 civilëve serbë dhe nacionaliteteve tjera, duke i burgosur edhe 152 civilë të tjerë të cilët pastaj janë liruar. Siç është i njoftuar opinioni, Gjykata serbe për krime lufte në Beograd “Grupin e Gjilanit” ka dënuar me gjithsej 101 vjet burgim.

Valon BEGZADI

Bujanoc/Preshevë,21 shkurt / AIK-Presheva Jonë

Te arrestuarit që janë liruar me kusht, me 29 dhjetor 2010, Ahmet Hasani, Nazif Hasani, Kamer Sahiti, Burim Fazliu, Faton Hajdari, janë liruar prapë në shtëpi deri sa të hyjë në fuqi vendimi i gjykatës për të vuajtur dënimin. Burim Fazliu, i dënuar me 10 vjet burgim nga Gjyqi Special i Beogradit, me akuzën për Krime Lufte, gjatë verës së vitit 1999 si ish pjesëtar i UÇK-së për rajonin e Gjilanit.

Burim Fazliu: Reagime t spektrit poltik në Luginëne Preshevës jo të zëshme, ishin sa për sy e faqe

Burimi, ditë më parë ka dhënë intervistë në mediume duke shprehur se “unë ngarkohem me një akuzë e cila përfshinë një periudhë kur unë nuk kam qenë i mobilizuar në UÇPMB dhe kur as Ushtria Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, nuk ka ekzistuar. Këtu shihet serioziteti i Prokurorisë serbe, për hulumtim të drejtësisë”. Z.Fazliu vazhdon me tej se “Për këtë them se politika shqiptare dhe aktorët e saj, është dashtë të na dalin në mbrojtje në mënyrë sa më të zëshme, ashtu që ky zë të dëgjohet në të gjitha qendrat e vendosjes dhe qe Serbia ta bëjë lirimin tonë. Me përgjegjësi e them se asnjëri nga politikanët tanë, të cilët vazhdimisht trumbetojnë dhe i mavijosin kraharorët e tyre, duke i rrahur kur mburren nëpër ndeja se janë të autorizuar për të na mbrojtur apo për të na përfaqësuar nga ne apo familjet tona, nuk janë dhe nuk kanë qenë kurrë te autorizuar as nga unë e as nga familja ime. I vetmi i autorizuar ka qenë dhe mbetet avokati im, të cilin përkundër kushteve të rënda ekonomike e kam paguar vet”. Burim Fazliu, kërkon nga liderët politikane gjithë shqiptar ku janë, qe te bëjnë me shume për ta akuzuarit dhe për lirimin nga burgu.

Ndërkaq, Ahmet Hasani i dënuar me 10 vite burg shprehet se është një sistem i montuar politik. “Nuk është shkaku qe i kane besuar i “Bozhurit 50”, por është sistem politik i montuar prej qeverise se Serbisë. Ka pasur edhe dëshmitarë te tjerë qe ishin 39 e prej këtyre 39 janë vetëm tre që kanë folur kundra neve, sidomos prej dy lavireve qe kane mbledhur prej kafeneve e qe i kane prue si dëshmitarë, kurse për “bozhrin 50”  është një i paguar prej shtetit te Serbisë që të jen dëshmitare i mbrojtur, bashkëpunëtor. Unë nuk kam qenë pjesëtarë i UÇK-se fare, në atë periudhë që flitet për mua, në vitin 1999, unë kam qenë refugjat në Maqedoni. Mesazhi im është që politikanë e Luginës së Preshevës  le të punojnë që me realitet ta rrokin këtë punë e mos të bëjnë pazarllëqe me neve dhe në popull është mesazhi im sikur qe na kanë dënuar Serbia neve prapë do të dënoj shqiptar”.

 

Kember Sahiti: Duhet vepruar në një mënyrë tjetër, më konkrete sepse seanca e tre kuvendeve shqiptare nuk mjaftojnë !

Ndërsa nga ana tjetër, Nazif Hasani i dënuar me 10 vjet burg tregon për kohën në të cilën ka qëndruar në paraburgim. “Ne kemi qenë 24 muaj në burg, kemi pasur maltretime, rrahje, na kanë rrah komandirat, na kanë sharë të burgosurit serb me te shtinmen e komandirave, ku ne nuk kemi guxua mi tregu as Kryqit të Kuq e as kujt, gjithmonë kemi pasur maltretime. E as mjeket nuk kanë qenë mirë, unë kam qenë i sëmur prej rrahjeve dhe kur na qoshin te mjekët as nuk i kanë tregu slimakt, si e thoshin policia ashtu edhe mjekët, dhe ka ardh një moment që më kanë shpallur të vdekur e me thënë si se ka vdes pi së keq a unë kam qenë shumë i rrahur”.

“Para disa ditëve e kemi parë seancën e tre kuvendeve shqiptarë, por mendoj se me këto seanca jemi lodhur. Para disa viteve rasti i Dashnim Hajrullahut, kur është vrarë në mes kufirit të Maqedonisë dhe Serbisë, ku edhe në atë kohë është mbajtur seanca e tre Kuvendeve, por të gjithë ato fjalime që janë mbajtur para disa viteve kanë mbetur në letër, por edhe këto fjalime ne seancën e mbajtur para disa ditëve mendoj se do të mbesin në letër. Unë kisha dashur të i them të gjithë politikanëve shqiptarë ta marrin rastin tonë ma seriozisht, të reagojnë nëpër ambasadat evropiane dhe mos te luajnë me neve, mos të bëjnë pazarllëqe me neve”. Gjatë periudhës se lirimit me kusht, këta katër shqiptare nga Lugina e Preshevës,  do të kenë obligim që do të hëne të lajmërohen në stacionin policorë në Preshevë nga ora 07.00 deri në ora 20.00.

SHPËRNDAJE