Këshilli penal i Gjykatës Themelore të Shkupit i ka vazhduar masën e paraburgimit 11 të dyshuarëve për rastin “Marimanga” për televizionin A1.

 

(AIK-Presheva Jone)

Në paraburgim do të mbetet pronari i TV A1, Velija Ramkovski si dhe pronarë të tjerë kompanive të lidhura me të, ndërsa masa e arrestit shtëpiak i është vazhduar edhe tre drejtoreshave të kompanive që janë pranë televizionit A1.

Këshilli penal i kësaj gjykate pritet të vendos edhe për vendimin për xhirollogarinë e ngrirë të këtij televizioni dhe të kompanive tjera, një pjesë e të cilave botojnë gazeta të përditshme. Gjykata për herë të dytë i ka vazhduar masën e paraburgimit të dyshuarëve, të cilët më shumë se 60 ditë gjenden në burgun hetues të Shutkës në Shkup.

Pronari i TV A1, Velija Ramkovski dhe pronarët e 11 kompanive të tjera dyshohen për pastrim parash, fshehje tatimesh, shoqërim në vepra antiligjore dhe të krimit ekonomik, etj. Por, nga ana tjetër, drejtuesit e kësaj medie theksuan se sulmi ndaj A1 dhe burgosja e pronarëve të saj është vetëm një tentim për të mbyllur mediat e lira nga ana e pushtetit aktual.

SHPËRNDAJE