n Me rastin e Festës së 28 Nëntorit, të rinjtë e Rinisë Demokratike të Kosovës, kanë nderuar atdhetarin e shquar, Hasan Prishtinën, të cilin e kanë quajtur “pararendës i asaj që sot gëzojmë, liderët tanë u motivuan nga ai dhe ne motivohemi nga liderët tanë”. Në homazhe, të rinjtë kanë bartur mbishkrimin “Liria ka emër”.

Ja postimi i tyre ne facebook:

Figura e Hasan Prishtinës është shembulli më i mirë i kontributit për atdhe në të gjitha dimensionet. Hasan Prishtina për ne është pararendës i asaj që sot gëzojmë, liderët tanë u motivuan nga ai dhe ne motivohemi nga liderët tanë, ATA JANË EMRI I LIRISË SONË!

SHPËRNDAJE