TIRANË, 3 tetor/ATSH/- Shqipëria dhe Serbia janë shumë afër njëra-tjetrës dhe historitë tona janë të ndërthurura, nuk duhet të ngelemi me kokën mbrapa. Bashkimi Europian është një e ardhme e përbashkët.

Kështu deklaroi sot Drejtoresha e agjencisë serbe të lajmeve “Tanjug”, Branka Djukiç (Branka Đukić) në fjalën e saj në konferencën ndërkombëtare që po zhvillohet në Tiranë me temë “Serbët dhe Shqiptarët – Në cilin drejtim?”, të organizuar nga Agjencia Telegrafike Shqiptare (ATSH) dhe agjencia serbe e lajmeve “Tanjug”.

 

Djukic: Shqipëria, Serbia në rrugën e duhur për kapërcimin e paragjykimeve

Ne jemi në rrugën e duhur, nëse jemi të ndershëm, tregojmë respekt të ndërsjellë dhe flasim për marrëdhëniet mes dy popujve më të mëdhenj në Ballkanin Perëndimor në mënyrë që të tejkalojmë interesat kontradiktore and keqkuptimin, deklaroi Drejtoresha e agjencisë serbe të lajmeve Tanjug, Branka Djukic, në fjalimin hapës të  konferencës ndërkombëtare që po zhvillohet në Beograd me temë “Serbët dhe Shqiptarët – Në cilin drejtim?”.

Konferenca e organizuar nga agjencia serbe e lajmeve “Tanjug” në bashkëpunim me Agjencinë Telegrafike Shqiptare (ATSH) ka në fokus të diskutimeve marrëdhëniet mes dy kombeve, rrethanat historike, politike dhe ndërkombëtare që gjenerojnë këto marrëdhënie sot, si rrugëtimi i dy vendeve drejt BE-së.

“E ardhmja na përket të dy palëve, ta kapim këtë mundësi, të diskutojmë duke pasur parasysh interesat tona si dhe të ardhmen. Dua të theksoj ashtu siç e thashë në Beograd ajo që na bashkon është dëshira e mirë dhe qëllimet e mira. Tanjug dhe ATSH janë këtu për t’u siguruar se kjo është e mundur”, nënvizoi Djukiç

Drejtoresha e Tanjug Branka Đukić u shpreh se “siç e dini mbajtëm diskutimet e para në Beograd dhe tema ishte sesi dy popujt me më shumë popullsi në Ballkan mund të bashkëpunojnë për t”iu bashkuar perspektivës europiane. Diskutimet e Beogradit ishin shumë të suksesshme duke treguar se dialogu është shumë i rëndësishëm, se nuk ka tabu dhe nuk duhet të ekzistojnë të tilla, sepse nga të dy palët ekziston dëshira për të pasur parasysh nevojat e njerëzve të thjeshtë dhe nuk mund të shikohet e ardhmja e popujve nga këndvështrimi i Kosovës, por nga mbajtja e takimeve të tilla dhe konferencave të tilla”.

“Sot erdha në Tiranë me një besim më të fortë për diskutime të tilla të drejtpërdrejta mes shqiptarëve dhe serbëve, arsyeja është se në javën e kaluar në Serbi ne u përballëm me të dhënat e një ankete mbi qëndrimet në Ballkan, sesi shqiptarët dhe serbët shikojnë marrëdhënien mes tyre dhe sa e rëndësishme është për ata përmirësimi i marrëdhënieve mes dy vendeve”, tha Djukiç.

Drejtoresha e Tanjug tha se nga anketa duket se “ata nuk shikojnë martesa ndërmjet dy vendeve, nuk shikojnë një fleksibilitetit për sa i përket marrëdhënieve mes dy popujve, por ndërkohë që Bashkimi Europian është një e ardhme e përbashkët. Nëse sot duam të ndryshojmë diçka, kjo është pika ku duhet të fillojmë në panelin e ditës së sotme duhet të theksojmë më tej se pse duhet t’i bashkohemi BE-dhe bashkëpunimit të mëtejshëm dhe duke ndryshuar perceptimet”.

“Përvoja na tregon se bashkëpunimi ndërmjet dy popujve nuk është vetëm me dashuri, por mbi interesa, pra nevojitet pragmatizëm jo emocione, sepse të dy palët siç e tregoi edhe anketa janë të interesuar në bashkëpunimin e mëtejshëm në turizëm, tregti, sport etj”, tha ajo.

Djukiç u shpreh se “dua të them edhe diçka tjetër dua të ndaj me ju siç e përmendi kolegia ime Armela , duke folur për përvojën e saj personale se çfarë i ndodhi familjes së saj në Kosovë.

Sipas Djukiç, mungesa e një lirie nuk mund të zëvendësohet me mungesën e një lirie tjetër.

“Ajo që është e rëndësishme është të jetojmë në paqe dhe kjo vlen edhe për serbët që jetojnë në Kosovë. Ka shumë histori personale. Për sa kohë po festojmë 100 vjetorin e përfundimit të Luftës së Parë Botërore dua të ndaj me ju edhe një historinë time personale. Të afërmit e mi, stërgjyshërit kaluan Shqipërinë në vitin 1914 dhe nuk u kthyen më mbrapsht. Nuk e di nëse kanë mbijetuar, por në shtëpinë tonë dhe në shumë shtëpi në Serbi, fjala shqip është një fjalë sinonime mbi sakrificat, pjesë e historisë së familjes sonë”, përfundoi Djukiç ./k.s/j.p/

SHPËRNDAJE