SONADAZH   Preshevë, 3 tetor -Deklaratat e njepasnjeshme te presidentit te Kosovës Hashim Thacit rreth Lugines se Preshevës te cilit tashme i ka shndrruar edhe ne refren se “Medevegja, Bujanoca dhe Presheva t’i bashkohen Kosoves” duke ju referuar siq e quan ai nje marrëveshjes me homologun e tij serb Aleksander Vucic, agjencia e lajmeve “Presheva Jone” para tri dite kishte nisur nje ankete te madhe gjithpopullore me qyetaret e Lugines se Preshevës vetem me nje pyetje: Sa i besoni Hashim Thacit për “Bashkimin e Medvegjes, Bujanovcit dhe Preshevës me Kosovën” ?

 

Ku ishte “gardiani” Hashim Thaci pas 30 vitesh?! Lugina e Presheves nuk ka mbajtur Referendum sivjet, ne mars 2018?!

Pjesemarresit ne ketë ankete (sondazh) jane pergjigjen vetem me PO dhe JO, ku disa kane komentuar apo kane dhene aresyen pse mendojne ashtu. Sondazhi eshte zhvilluar nga ekipet e gazereve ne terren , por shume pergjigjie te te anketuarve kane arritur ne redaksine tone permes e-mailit apo permes fb te agjencise se lajmeve “Presheva Jonë”

Ne kete ankete (sondazh) gjithpopullor kane marrur gjithe qyetaret e Lugines se Preshevës mbi moshen 18 vjeqare, kryesisht nxenes, studente, punëtorë dhe intelektuale nga Lugina e Preshevës qofshin ne Lugine apo ne Fushë Kosove, Gjilan apo edhe ne vendet perendimore. Eshte intresant te thuhet qe ne fillim, se ne kete ankete me 1000 qyetare, me skeptik dhe me kundershtues te kesaj ideje te Thacit-Vucit jane anetare te familjeve te deshmoreve apo ish-luftëtaret te UCPMB-së.

Nga kjo ankete mbi 200 apo 21% i besojne Hashim Thacit për “bashkimin e Lugines me Kosovën”. Kurse mbi 700 anketues nuk jane pergjigjur ose kane hedhur ne berrllok fletate  anketet, te cilet jane pergjigju gjarfsiht gazetarev tane shkurt: “Mos bani hajgare me neve, Thaci spo ka kaqik me na pru nje  Abetare apo lapsa, e leje me te bashkon Luginen me Kosovën”

Njeri, nje anketues, profesor ne QA Skenderbeu ne Presheve ka shkruar: “Ne i besojme Thacit vetem atëhere kur ai na ndihmon vetem 10 per qind Luginen e Presheves, nga ajo sa ndihmon Vucic serbet e Kosovës. Ne i besojme Thacit vetem atëhere kur realizon premtimet e tij, sidomos zbatimin e rezolutave per Luginen e Preshevës apo themelimin e ushtrise se Kosovës…”

 

Shqiptaret e Lugines së Presheves me shume i besojne Kosoves se sa Thacit!

Kurse, jeri nga akademiket nga Lugina ne Prishtinë ka shkruar se “Hashim Thaci nuk na ka lene vend per t’i besuar. Si mund t’i besojme Thacit kur ai keto dhjet vitet e fundit ka premtuar e deklaruar publikisht ne mediat e tija se “do te ngreh padi kunder Serbise per gjenocid”, apo kercnimet dhe “paditë” tjera te Thacit kunder zviceranëve, sikur ndaj Carla Del Pontes apo Dicka Martyt qe ne fakt asnjera nga keto deklarat apo “padi” te Thacit kunder Serbisë per gjenocid apo kunder zviceraneve nuk jane bere deri sot?! Atëhere si mund t’i besohet atij?! per bashkimin e Lugines se Preshevës?!.. Ne fakt ne duam te bashkohemi me Kosoven, fundja ne e kemi Referdumin tone te vitit 1992, por jo ne dëm te Kosoves, duke cenuar intgeritetin e saj, sepse ne fund te fundit edhe Lugina edhe Veriu jane toka shqiptare. Shqiptaret e Lugines së Presheves me shume i besojne Kosoves se sa Thacit !”

Ndersa nje taksist dhe disa qytetar shqiptare nga Medvegja dhe Bujanoca ne letrat e tare te anketes sone kane shkruar se “Thaci para se te na bashkojne me Kosoven te na i kthejne qato miliona euro qe naj mblodhi per sa vite me radhe nga polisat, taksat e veturave qe shkonim ne vizita tek vellezrit tane  dhe me i shti n’dhe te afermit tane ne Kosovë..”

Mbi 200 te anktuarve te mllefosur me deklarata e Thacit  qe i cilesojne si te vonuara, duke fyer e share presidentin kosovar (qe nuk po i botojme per shkak etikes redaksionale) kane shkruar se “Thaci me këto deklarata ose po don lufte ose ka ndonje halle te madh me gjykaten spaciale.”

Madje disa kane shkruar se Thaci me idene e tij dhe Vucicit po i ndihmon spastrimin etnik ne Luginen e Presheves qe viset tona jane mbushur prush me polici, xhandarmeri dhe ushtri ku ka krijuat frike dhe panik tek qytetaret. Nese kris naj lufte, Thaci duhet te vije te luftoje ketu, te na e kthej argatin, qe ne dje luftuam per Kosoven..”

“Ku ishte “gardiani” Hashim Thaci pas 30 vitesh?! Lugina e Presheves nuk ka mbajtur Referendum sivjet, ne mars 2018?!..” ështe kjo pergjigjia e fundit e nje preshevari ne kabinetin e qeverisë së Kosovës i cili ju eshte pergjigjur anketes sonë.

SHPËRNDAJE