Bruksel, 4 tetor  -Zyrtaret e NATO-s nga Bruklslei kane njftuar agejncine e lajemeev “Presheva Jonë” se Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, gjenerali Jens Stoltenberg do te vizitoj Srbinë. Shefi i NATO-s në Beograd  te gjendet me 6 tetor deri të hënën, më 8 tetor 2018. (“The NATO Secretary General, Mr. Jens Stoltenberg, will travel to Belgrade from Saturday, 6 October to Monday, 8 October 2018. During the visit, the Secretary General will meet the President of the Republic, H.E. Mr. Aleksandar Vucić as well as the Prime Minister, H.E. Ms. Ana Brnabić“)

 

Gjatë vizitës, Sekretari i Përgjithshëm do të takohet me Presidentin e Republikës, H.E. Z. Aleksandar Vuçic, si dhe Kryeministrin, H.E. Znj. Ana Brnabic. Mesohet se më 8 tetor z. Stoltenberg do të mbajë gjithashtu një fjalim në një konferencë të organizuar nga Forumi i Sigurisë së Beogradit.

Ne prag te vizites se shefit te NATO-s ne Beograd, Vuçiq anulon gatishmërinë ushtarake në Serbi

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka urdhëruar anulimin e gatishmërisë ushtarake për reagim të shpejtë, njfton Tanjug, transmeton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”

“Presidenti i Serbisë dhe komandanti i lartë i ushtrisë serbe në përputhje me ligjin e mbrojtjes, ka urdhëruar Ministrin e Mbrojtjes, Aleksandar Vulin dhe gjeneralin e ushtrisë serbe, Milan Mojsiloviq për anulimin e gatishmërisë së forcave për reagim të shpejtë”, thuhet në njoftimin e publikuar nga Ministria e Mbrojtjes e Serbisë.

Ushtria serbe në bashkëpunim me strukturat e tjera të sigurisë, në përputhje me urdhrin e Vuçiqit edhe më tutje mbikëqyr gjendjen e sigurisë dhe në çdo moment është e gatshme ta mbrojë shtetin dhe qytetarët e saj, pa marrë parasysh ku jetojnë, thuhet në vazhdim të njoftimit.

SHPËRNDAJE