Vendi i Maqedonisë dhe Serbisë është në Bashkimin Evropian (BE). Dy vendet janë të gatshme që ti plotësojnë obligimet e veta që të bëhen pjesë e familjes europiane, ky është qëndrimi i përbashkët i kryeparlamentarit të Republikës së Maqedonisë dhe kryeministres Republikës së Serbisë, Talat Xhaferi dhe Anna Brnabic, i theksuar gjatë takimit të tyre të përbashkët në Beograd. Nga takimi Xhaferi-Brnabic agjencia e lajmeve “Presheva Jonë” ka mesuar se eshte bsieduar edhe për Preshevën.
“Maqedonia mbështet Serbinë në normalizimin e raporteve me Kosovën, që çon drejt ruajtjes së stabilitetit në rajon”, deklaroi kryeparlamentari Xhaferi nga Beogradi. Pas takimit me kryeministren Brnabic. Talat Xhaferi sot ne Beograd ka takuar edhe homologen e tij serbe Maja Gojkoviq.
Sipas kryeparlamentarit Xhaferi edhe përkundër dallimeve për disa çështje kjo nuk paraqet pengesë për përparimin e dialogut dhe thellimin e bashkëpunimit rajonal dhe multirateral midis dy vendeve.
“Maqedonia dhe Serbia do të punojnë për një paraqitje të përbashkët në tregjet e huaja dhe në promovimin e turizmit dhe tërheqjet e investimeve”, theksoi Xhaferi.
Ne takimin e sotem ne Beograd Xhaferi-Brnabic pos per Kosoven eshte folur edhe per Luginen e Preshevës. Kryeparlamentari shqipar nga Maqedonia Xhaferi ka kerkuar sot ne Beograd hapjen e kufirit mes Presheves dhe Kumanoves ne piken kufitare (Llojan-Miratoc), njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”