Të hënën e 27 shkurtit kryeministri Albin Kurti do të zhvillojë takimin e radhës në kuadër të dialogut, me presidentin serb Aleksandër Vuçiq në Bruksel.
Palët do të takohen edhe me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell.
Shërbimi i Veprimit të Jashtëm të BE-së ka bërë të ditur se Borrell do të zhvillojë takime të ndara me liderët, duke filluar nga ora 15:00.
Këto takime do të pasohen nga një takim i përbashkët, ku do të diskutohet për Propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Teksa pas përfundimit të këtyre takimeve do të ketë deklaratë për media nga Borrell, e cila do të transmetohet drejtpërdrejt.